2400 apartamente të pashitura/ Çmenduria nuk ndalet në Tiranë

2400 apartamente të pashitura/ Çmenduria nuk ndalet në Tiranë

10:39, 04/12/2019
A+ Aa A-

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se lejet e ndërtimit kanë vijuar të jepen me vrull nga dy qarqet e prekura nga tërmetet: Tirana dhe Durrësi.

Sipas statistikave, për 9 mujorin e këtij viti në kryeqytet janë dhënë 313 leje ndërtimi, 17% më shumë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Durrës, ku të dhënat tregojnë se gjatë periudhës janar-shtator janë dhënë 129 leje ndërtimi nga 118 të tilla të miratuara vitin e kaluar.

Nuk dihet nëse tërmeti do të frenojë vrullin e ndërtimeve, por fakt është se për shkak të numrit të lartë të lejeve dhënë vitet e fundit, sipërfaqja e ndërtimit është rritur ndjeshëm dhe vetëm në Tiranë numërohen rreth 2400 apartamente stok. /A2

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco