Prapaskenat/ Si u shpall fituese e “Duty Free Shop” kompania fantazmë

Prapaskenat/ Si u shpall fituese e “Duty Free Shop” kompania fantazmë

14:15, 25/11/2019
A+ Aa A-

Kompania që ka në patronazh aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, është qartazi një histori dështimi për menaxhimin që i bën limanit të vetëm aeroportual të vendit, por kjo nuk mbaron me kaq.

SYRI.net ka rënë kontakt të disa fakteve dhe provave të pakundërshtueshme që tregojnë sesi TIA (Tirana Airport Partners), është përfshirë edhe në një aferë të dyshimtë favorizimi dhe shkeljesh të standardeve që kanë të bëjnë me shërbimin “Duty Free”, ose siç njihen ndryshe, dyqanet që operojnë në brendësi të aeroportit dhe që tregëtojnë mallra kryesisht luksi pa taksa.

Në fund të vitit të shkuar, TIA vendosi të hapë një tender ndërkombëtar për shpërndarjen e licencave të kompanive që operojnë në fushën e “Duty Free Shop”, në të cilën aplikoi përveç kompanive ndërkombëtare të njohura si Lagarde apo Duffry, edhe një kompania vendase, e cila operon ne aerportin e Rinasit prej gati 2 dekadash.

Sipas informacioneve të siguruara nga SYRI.net, në datë 22.02.2019 është shpallur fituesi paraprak i tenderit të TIA dhe vendimi ka shkuar në favor kompanisë së njohur polake “Baltona” që operon në fushën e Duty Free. Pas këtij informacioni, kompania shqiptare “Albania Dutty Free Distribution”, i dërgon një letër “Tirana Airport Partners” ku i kërkonte që të bente publik fituesin e tenderit.

Por kjo shpallje e fituesit nuk ka ndodhur, ndërsa nga ana tjetër, ish-CEO “Tirana Airport Partners” Mr. Rolph Castro Vasquez nuk se përse nuk është bërë e mundur lidhja e kontratës me kompaninë Baltona, megjithëse SYRI.net ka siguruar vendimin ku Baltona shpallet fituese.

Hijet e dyshimit për një aferë zgjerohen edhe më tej kur në datë 03.06.2019 sigurohet një tjetër informacion për ku rezulton se tashmë fituese e tenderit nuk ishte kompania polake, por ishte përzgjedhur një tjetër kompani fituese duke iu referuar ofertës financiare, të dhënë sipas tyre në datë 8 maj 2019 për tenderin e Duty Free. Fakti është në mënyrë të habitshme, kur pritej të nënshkruhej kontrata me shoqërinë Baltona si fituese tenderit pas një periudhe 4 mujore negociatash dhe pa inicimin e një tenderi të ri, praktikisht në mënyrë të fshehtë dhe pa garë është lidhur kontrata nga ish-CEO Castro Vasquez, me kompaninë ICDF.

Por abuzimi qëndron në faktin se afati i tenderit për dorëzimin e dokumenteve dhe ofertave ka qenë deri 21.01.2019 dhe pas kësaj date nuk mund të kishte oferta të tjera, çka qartazi ngre dyshime mbi mënyrën sesi është proceduar me kompaninë ICDF (International Cruise Duty Free) që rezulton të jetë me qendër në Majemi të SHBA-së dhe ka si ortak të vetëm Patricio Clerici.

Skandali thellohet edhe më tej kur rezulton se ndryshe nga sa pasqyrohet ne dokumentat e TIA-s për shpalljen e fituest, kompania “ICDF” është regjistruar zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve në datë 20.6.2019 dhe bazuar në akt-themelimin rezulton se zotëruesi i saj është si person juridik privat, ortaku i vetem i kesaj shoqerie, Lucio Gulliermo Suoto, nje qytetar argjentinas me pasaporte amerikane. Suoto rezulton të jetë ortaku i vetëm me 100% të kuotave me një kapital “qesharak” prej 100 lekë të reja, në një kohe që aksioner dhe ortak i shoqërisë ICDF Miami është Patricio Clerici. Thënë kjo, rezulton se kontrata është lidhur me një  person fizik (Lucio Suoto) dhe jo kompanine e perzgjedhur.

Në këtë mënyrë duket qartë se “TIA” ka marrë riskun që tenderin ta lidhë me një person privat, praktikë kjo totalisht në kundërshtim me politikat e “TIA-s” në raport me tenderat që ajo zhvillon.

Dhe po në kundërshtim me këto praktika zyrtarët e “TIA” në datë 31.07.2019 vendosin të lidhin kontratën koncesionare me kompaninë ICDF Albania. Duke iu referuar logjikës ligjore, praktikisht kjo kompani nuk ka marrë pjesë në tender dhe se e vetmja lidhje me kompaninë fituese është z. Suoto, i cili në kompaninë e përzgjedhur është thjeshtë CEO i kompanisë “International Cruise Duty Free inc”. Ndërsa kompania me të cilen është lidhur kontrata ligjërisht është thjeshtë një kompani e re, e themeluar nga ky person, por pa asnjë lidhje me kompaninë e përzgjedhur, qoftë si degë e saj apo aksioner për të zhvilluar aktivitetin e saj në Shqipëri c’ka e bën fiktive dhe lidhjen e kontrates midis TIA dhe kësaj kompanie. Dyshimet për abuzime në këtë pikë shtohyen edhe më tej sidomos në raport me vendimet që procduar nga ish-CEO i “TIA”, Rolph Castro Vasquez!

Në fund të këtij vëzhgimi vlen të theksohet se ICDF nuk ka asnjë historik fitimi tenderash apo eksperience të “Duty Free Shop” as në SHBA dhe aq më pak në Europë. Sipas një kërkimi të thjeshtë në Google, rezulton se kompania ICDF Miami, posedon vetëm një magazinë doganore për furnizim anijesh dhe nuk ka asnje kontratë direkte furnizimi me firma prestigjoze furnitoresh/brandesh si Philip Morris, JTI etj.

ICDF është amplifikuar si një investitor i madh duke përdorur alibinë se ishte një kompani “gjigande” amerikane, por që fakt është se interesin e drejtëpërdrejte e kanë partnerët në hije shqiptarë, që nga informacionet rezulton se kanë zaptuar 90 perqind të bizneseve të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

albion25/11/2019 17:39

shes lavatrice te perdorur vetem nje here, per arsye emigrimi. Adresa: Panama City

Shto koment

Denonco