Makinat me xhama të zinj/ Sa është tarifa që duhet të paguani dhe përgjegjësia e serviseve

Makinat me xhama të zinj/ Sa është tarifa që duhet të paguani dhe përgjegjësia e serviseve

18:42, 21/11/2019
A+ Aa A-

Xhamat e makinave mund të errësohen, por të gjithë serviset e automjeteve duhet të zbatojnë kuadrin ligjor të miratuar për xhamat e errësuar, ndryshe do të mbajnë përgjegjësi penale. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit ka shpjeguar edhe masën e lejimit të errësimit të xhamave. Autoveturat që do të errësojnë xhamat nuk do mund ta bëjnë atë në masë 100%, pasi DPSHTRR-ja ka përcaktuar disa nivele errësimi.

Tarifat për errësimin e xhamave anësorë të përparmë të autoveturës janë 20,000 lekë, por fillimisht qytetari duhet të paguajë 1.500 lekë për miratimin e errësimit të xhamave dhe 1.500 lekë për certifikimin e miratimit të errësimit të xhamave, raporton Shqiptarja.com.

Sipas udhëzimit nr.5, datë 07.10.2019, nuk do të lejohet aplikimi i asnjë materiali, errësuese ose jo errësues, në xhamin ballor të mjetit. Për xhamat anësorë të përparmë, errësimi lejohet deri në nivelin 50%, ndërsa për xhamat e pasmë anësorë dhe xhamin fundor errësimi lejohet deri në 90%. E njëjta masë errësimi do të lejohet edhe për autoveturat që kanë një nivel të caktuar errësimi që nga fabrikimi.

Errësimi i xhamave do të bëhet në servise të specializuara dhe të certifikuara nga DPSHTRR. Deri më tani janë licencuar 12 servise, të cilët janë të specializuar për errësimin e xhamave deri në masën e caktuar.

Ndërkohë DPSHTRR sqaron se, shërbimi i serviseve është i hapur. Pra, procedurat janë të hapura edhe për servise të tjera që janë të interesuar për të ofruar këtë shërbim, mjafton që të dorëzojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë. Po ashtu ky shërbim që i ofrohet qytetarit bazohet në fatura, pagesa banke pra fiskalizohet çdo transaksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco