‘PPP-të e papërgjegjshme’/ Edhe BERZH ul parashikimin për rritjen ekonomike

‘PPP-të e papërgjegjshme’/ Edhe BERZH ul parashikimin për rritjen ekonomike

18:34, 06/11/2019
A+ Aa A-

Një tjetër institucion i rëndësishëm ndërkombëtar ka vendosur të ulë parashikimin për rritjen ekonomike në Shqipëri gjatë këtij viti.

Sipas Monitor, pas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), pret që Shqipëria të rritet me 2.8 përqind këtë vit, duke e rishikuar me ulje prej 1.1 përqind rritjen ekonomike nga raporti i muajit maj.

Por, herë të parë, një institucion ndërkombëtar ka artikuluar edhe projektet e Partneritetit Publik – Privat (PPP) si një arsye për ngadalësimin e ekonomisë, për shkak se ato mbartin rreziqe për detyrime të mundshme, ndërkohë që theksohet se këtyre projekteve u mungon transparenca dhe përgjegjshmëria.

Më herët, FMN e rishikoi parashikimin e saj për rritjen e vendit nga 3.7 % në 3 % për këtë vit, ndërsa Banka Botërore e pret në 2.9%.

Edhe për vitin 2020, BERZH ka ulur pritshmëritë, por me ritme më të ulëta. Në 2020-n, ekonomia vendase pritet të zgjerohet me 3.5 %, ose 0.4 pikë përqindje më pak se në raportin e majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco