Dalin të dhënat e ‘buxhetit të krizës’, asnjë lekë për rritje pagash

Dalin të dhënat e ‘buxhetit të krizës’, asnjë lekë për rritje pagash

19:08, 04/11/2019
A+ Aa A-

Ekonomia shqiptare është në ditët e saj të zeza. Qeveria deklaroi të hënën në Kuvend se ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike për vitin që po mbyllet. Megjithatë, qeveria mbetet më entuziaste se FMN dhe Banka Botërore kur bie fjala tek parashikimi i vitit 2019.

Në anën tjetër, projekt-buxheti i vitit që vjen do jetë më negativi i viteve të fundit. Sipas revistës së specializuar Monitor, të ardhurat buxhetore pritet të jenë 502.7 miliardë lekë në vlerë nominale, me një rritje modeste prej 3.2% në krahasim me aktin normativ 2019.

Por, në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto, që e zhvesh treguesin nga efekti i rritjes ekonomike dhe inflacionit, të ardhurat buxhetore pritet që të jenë në rënie, nga 28.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në 2019-n, në 28% të PBB-së në vitin 2020.

Kjo është hera e parë që ky tregues vjen në rënie në raport me PBB-në, që nga viti 2013.

Treguesi me pritshmëritë më të ulëta në buxhet është TVSH-ja. TVSH është zëri kryesor në buxhet pasi sjell rreth 30% të të ardhurave totale.

Performanca e dobët e të ardhurave ka ndikuar dhe në kahun e shpenzimeve, me qeverinë që do të jetë e detyruar të shtrëngojë rripin vitin e ardhshëm, në mënyrë që të ruajë parametrat e buxhetit. Shpenzimet pritet të rriten me 2.3% në 532 miliardë lekë.

Shpenzimet për paga pritet të jenë 70 miliardë lekë me një rritje prej 8.1% në raport me një vit më parë.

Kurse fondi për politika të reja pagash është zero, nga 2 miliardë lekë që ishte në 2019-n.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco