Qeveria Rama nxjerr në ankand për 172 mijë lekë, parkun e Drilonit

Qeveria Rama nxjerr në ankand për 172 mijë lekë, parkun e Drilonit

15:42, 31/10/2019
A+ Aa A-

Një tjetër pronë shtetërore shumë herë më e madhe brenda zonave të mbrojtura, kërkohet të jepet me qira të ulët.

Bëhet fjalë për 2500 metra katror toke, në Parkun e Drilonit, në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas dokumentit të njoftimit, vlera dysheme për detyrimin e qirasë është 172,600 lekë në muaj, ndërkohë që mbi 1800 metra katror të pronës janë funksionale për ushtrimin e veprimtarisë turistike në fushën e akomodimit.

Edhe në këtë rast Ministria e Mjedisit e ka dhënë miratimin e saj.

Në njoftimin e APP thuhet se, dhënia me qira e pasurisë bëhet me qëllim përdorimin e saj për ushtrimin e aktiviteteve ekonomike, të cilat gjenerojnë të ardhura për shoqërinë dhe nxisin rritjen e punësimit dhe investimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz31/10/2019 17:08

Po brimat e grave te veta, kur do ti japin me qera? Te na njoftojne edhe me çfar valute do ti japin grate me qera, me euro, dollare, rubla apo dinare? Ne perfundim, sa do ta kene grate e ketyre horrave pagesen per nje nate?

Shto koment

Denonco