Kompania holandeze ndërpret fluturimet nga Tirana

Kompania holandeze ndërpret fluturimet nga Tirana

15:12, 31/10/2019
A+ Aa A-

Kompania holandeze e fluturimeve me çmime të lira Transavia do të ndërpresë shërbimin e fluturimeve nga Tirana për në Amsterdam.

Ky fakt është bërë publik nga një peticion online që është bërë publik, ku kërkohet që kjo linjë ajrore të mos mbyllet.

Sipas të dhënave, në prill të vitit 2020, kompania Transavia do të ndërpresë fluturimet nga Tirana drejt Amsterdamit.

Kompania është shprehur se këtë vendim e kanë marrë për arsye ekonomike. Nga ana tjetër, autorët e peticionit thonë se udhëtimet e kësaj linje ajrore janë gjithmonë plot, kështu që mendojnë se arsyet e këtij vendimi janë politike.

Duket se autoritetet e kompanisë e kanë marrë këtë vendim për të mos pasur probleme me pasagjerët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco