Grupi Balfin lançon kartën e re Happy, bashkon markat më të mira në 1 program të vetëm

Grupi Balfin lançon kartën e re Happy, bashkon markat më të mira në 1 program të vetëm

14:22, 28/10/2019
A+ Aa A-

Grupi Balfin lançon Programin e Besnikërisë Happy, i cili shënon një risi absolute në tregun shqiptar si skema e vetme multi-brand e cila ofron përfitime të shumëfishta për anëtarët e saj besnikë. Me synimin kryesor shpërblimin e klientëve, Grupi Balfin arriti të sillte inovacion duke bërë së bashku 5 kompani lider nën të njëjtën skemë besnikërie.

Neptun, SmartPoint, Jumbo, Spar dhe marka si Okaidi, Mango,Cortefiel, Geox, Women’secret,Carpisaetj të menaxhuara nga Fashion Group Albania.

Fashion Group janë partnerë të pranishëm që nga dita e parë e programit Happy me vizionin për të përfshirë edhe kompani të tjera jo vetëm pjesë të Grupit në të ardhmen.

“MySpar”, “MyFashion” dhe “Happy Kartë” ishin programet paraardhëse përkatësisht të kompanive Spar, Fashion Group dhe Neptun, të cilat përfunduan suksesshëm rrugëtimin e tyre duke bashkuar tashmë forcat në një kartë të re besnikërie Happy, së bashku me Jumbo dhe SmartPoint.

    Përfitimet nga Karta Happy

    Nëpërmjet saj ju do të keni një sërë avantazhesh te Neptun kompania lider e cila ka 25 vite që operon në Shqipëri dhe që është e vetmja kompani shqiptare  e shitjes me pakicë me një prezencë ndërkombëtare.

    Përfitimet do të jëne të mëdha edhe te Jumbo, kompania lider në Shqipëri dhe më gjerë në tregtimin e lodrave për fëmijë dhe artikujt sportivë, e deri tek ato të kopshtarisë, veshmbathjet, tekstile dhe dekor, aksesorë pastrimi dhe për kuzhinë, aksesorë kurimi, produkte për bebe, aksesorë makinash, zyre dhe shkollash, si dhe materiale për party dhe kafshë shtëpiake.

    Smart Point është bërë tashmë gjithashtu një emër i njohur dhe i besueshëm dyqanesh për pajisjet “smart” nëTiranë. Ata që i kanë besuar kësaj kompanie, kanë marrë në këmbim përveç çmimeve të arsyeshme edhe garancinë dhe cilësinë që ofron një pikë e autorizuar shitjesh.

    Spar është një markë e njohur ndërkombëtare, me një prezencë dhe aktivitet në mbi 42 vende të ndryshme të botës dhe në tregje të mëdha dhe të konsoliduara. Me ardhjen e tij në Shqipëri, Spar solli menjëherë risi, standard, shërbim të kualifikuar për konsumatorët si dhe produktet më të reja e unike që janë prezantuar njëkohësisht në tregun europian, ndaj karta juaj Happy do të marrë më tepër vlerë edhe te Spar Albania.

    Së fundmi, edhe për të mbajtur stilin dhe trendet më të fundit të modës, karta Happy do t’iu shërbejë te markat e Fashion Group Albania që është një kompani lider në sektorin e modës në tregun shqiptar. Kompania e zhvillon aktivitetin me plot 10 marka prestigjioze ndërkombëtare në 18 dyqane pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në 2 qendrat tregtare më të mëdha në vend, në TEG dhe QTU, si dhe në qendrat e qyteteve të Tiranës dhe të Shkodrës.  Markat në fjalë janë Prenatal, Okaidi, Mango, Springfield, Cortefiel, Geox, Women’secret, Parfois, Carpisa dhe Goldenpoint.

    6% kursime në të gjitha blerjet e kryera, mbi 90.000 të regjistruar në 2 muaj

    Karta Happy është një kartë individuale e projektuar për të analizuar klientin duke e informuar atë në fushata të personalizuara për të përmbushur drejtpërdrejt nevojat dhe duke e bërë klientin të rikthehet gjithnjë e më shpesh për të shijuar eksperiencën e blerjeve me cilësinë  dhe shërbimin më të mirë.

    Arsyeja pse Happy cilësohet si unike për tregun shqiptar është për faktin se ofron një kthim të lartë kundrejt anëtarëve të saj duke i shpërblyer ata me 6% bazuar në blerjet e kryera në të gjitha dyqanet e kompanive pjesëmarrëse.

    Që në hapat e pare të projektimit, objektivi kryesor mbi të cilin u ndërtua Happy, ishte thjeshtësia dhe ofrimi i më shumë mundësive të zgjedhjeve për anëtarët dhe klientët potencialë.

    Me mbi 90.000 anëtarë të regjistruar në më pak se dy muaj, OnSolutions si menaxhues të programit, theksojnë se numri pritet të rritet në mbi 150.000 klientë besnikë deri në përfundim të vitit, për të vendosur më tej synime akoma më ambicioze për vitin e ardhshëm.

    Si bëhet anëtarësimi në Happy dhe si shpërbleheni?

    Mjafton një numër celulari dhe çdokush mund të marrë një kartë besnikërie në të gjitha dyqanet e kompanive Jumbo, SmartPoint,Spar, Fashion Group dhe Happy+ në Neptun. Ky program ofron edhe risinë e regjistrimit online në www.happy.al për të marrë një kartë dixhitale me më shumë përfitime dhe 80 pike BONUS sapo përfundon procesi i regjistrimit.

      Mjafton të dispononi një kartë Happy dhe menjëherë mund të përfitoni pikë për çdo blerje të kryer në të gjitha dyqanet e kompanive. Këtu qëndron dhe një nga përfitimit më të mëdha, pasi çdo mbajtës i kartës Happyka mundësi të shpërblehet për besnikësinë e tij.

      Sapo arrin nivelin e 5000 pikëve përfiton 6 kupona me vlerë totale prej 3000 lekë ndërsa me 10.000 pikë përfiton 5 kupona me vlerë totale 6000 lekë të specifikuar sipas kompanive. Tashmë klientët mund të kenë eksperiencën më të mire të blerjeve në mënyrën më të thjeshtë.

      Një nga elementët të cilës i është kushtuar rëndësi e veçantë, është transparenca ndaj klientëve duke i dhënë akses në përditësimin e të dhënave personale, historikun e blerjeve të tyre, shikimin në kohë reale të përfitimeve të marra, dyqanet më të afërta dhe ofertat më fundit,. Të gjitha këto informacione janë të disponueshme në aplikacionin Happy Loyalty Program ku çdo përdorues Android mund ta shkarkojë https://play.google.com/store/apps/details?id=com.app.qivos. Së shpejti edhe në iOS.

      Staf i dedikuar, pjesëmarrja e kompanive lider në treg, fushatat e personalizuara, oferta speciale, shpërblim i lartë, akses në zbritje të drejtpërdrejta, akumulim i shpejtë i pikëve dhe marrja e përfitimeve të shumëfishta, e bëjnë programin Happy një nga avantazhet konkurruese më të fuqishme në treg me një potencial të lartë zhvillimi duke mos ndryshuar asnjëherë faktin se klienti është prioriteti i përbashkët.     

                                      

        © SYRI.net

        Lexo edhe:

        Komentet

        andi d28/10/2019 19:19

        e ka lancu nja 3 here deri tani edhe vazhdon ta lancoje :))))

        Shto koment

        Denonco