Grupi Balfin bën transparente taksat/ Ja sa ka paguar në vitin 2018

Grupi Balfin bën transparente taksat/ Ja sa ka paguar në vitin 2018

17:30, 07/10/2019

“Ne nuk i shpikim vetë stilet menaxhuese. Ne i ndjekim nga pranë trendet në metodologjitë e menaxhimit. Ne lexojmë shumë, shohim se si konglomeratet e mëdha drejtohen në Gjermani apo në SHBA dhe e përshtasim atë që kemi parë, në Shqipëri.

Në fillim të viteve ’90, i bëja të gjitha vetë, ndërsa tani ne kemi njerëz nga anembanë botës si këshilltarë, të cilët na ndihmojnë që ta udhëheqim këtë konglomerat. Ajo që bëjmë ne është që i marrim metodologjitë më të mira të menaxhimit nga kompanitë e Perëndimit dhe i inkorporojmë ato në Shqipëri apo rajon sipas mënyrës tonë”.

Kështu do të shprehej presidenti i Grupit Balfin, Z. Samir Mane, në një dalje të tij mediatike.

Sot, filozofia dhe vizioni i tij në të bërin biznes, është përkthyer në hapa dhe praktika të konsoliduara të cilat vihen në jetë nga Grupi i udhëhequr prej tij, që është një realitet që po i shtrin përmasat gjithnjë e më shumë në Rajon dhe më gjerë.

Taksat e Grupit Balfin për vitin 2018

Nëse të gjitha kompanitë do të ishin rigoroze në pagimin e rregullt të taksave, kjo do të përkthehej në një kontribut më të madh në buxhetin e shtetit, çka konvertohet direkt në më tepër investime publike në sektorë jetikë si infrastruktura rrugore, rrjetet hidrike dhe elektrike, shkollat, gjimnazet, universitetet, spitalet, shërbimet e tjera publike, e kështu me radhë. Përpos kryerjes së pagesave të taksave dhe investimeve duhet që bizneset të bëjnë transparencën në vendet ku ato zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Grupi Balfin si një nga bizneset inovatore dhe me peshë më të madhe në vend, ofron për publikun mundësinë informacion mbi taksat dhe investimet.

Në total, Grupi Balfin ka paguar rreth 52 milionë euro taksa gjatë vitit 2018, për të cilat janë paguar rreth 10,8 milionë euro taksa mbi pagën dhe rreth 41,1 milionë euro taksa të tjera.

Gjithashtu, rreth 49,6 milionë euro është fondi i pagave dhe sigurimeve shoqërore që Balfin kontribuon për 5705 punonjësit e tij.

Në pasqyrimin e mësipërm financiar janë marrë parasysh taksa të tilla si: TVSH, Tatim-fitimi, Tatimi në burim, Sigurimet shoqërore të Punëdhenësit, Sigurimet shoqërore të Punëmarrësit, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksa lokale, Taksa reklame, Taksa doganore, Taksa e ndikimit në infrastrukturë/Leje ndërtimi, Renta minerare etj. Janë këto taksat që janë marrë në konsideratë dhe që paguhen nga Grupi Balfin rregullisht në Shqipëri apo në vendet e tjera ku ky i fundit operon.

Një kompani e cila i konsideron jo vetëm si një detyrim ligjor, por edhe si një kontribut social pagesën e taksave, është një kompani që përçon frymën e ligjshmërisë, dhe të transparencës te të gjithë punonjësit e saj, që janë edhe ambasadorët dhe fytyra e vërtetë e saj. Një gur i çmuar themeli në biznes është padyshim transparenca, llogaridhënia dhe bërja publike e financave të një kompanie, dhe kjo nuk ka përse të jetë tabu’, dhe as e fshehtë, për sa kohë çdo biznes i zbaton me përpikëri të gjitha ligjet e vendeve ku operon.

Grupi është i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome dhe Newco Ferronikeli, në atë bankare me Tirana Bank, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, SPAR, etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ali Qaniu07/10/2019 18:46

Sa ka vjedh na tregoni sesa paguan e shohim vete. Na thoni sa ka blere e vjedhur me vkm qe ndryshojne brenda nates , taksa qe vendosen enkas per zotin Mane. Nje shtet qe punon per Manen. Kjo eshte Shqiperia. Na e frikesoi dhe Rama se i tha duan tju djegin shpiat. A rrq , RRQ

Shto koment

Denonco