Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Banka e Shqipërisë jep njoftimin e rëndësishëm/ Ja ç'ndodh sot në 19:00

Banka e Shqipërisë jep njoftimin e rëndësishëm/ Ja ç'ndodh sot në 19:00

18:09, 12/09/2019
A+ Aa A-

Sot, në datën 12 shtator, ora 19:00, Banka e Shqipërisë do të organizojë Ceremoninë e Prezantimit të Serisë së re të Kartëmonedhave Shqiptare.

Prezantimi dhe hedhja në qarkullim e serisë së re të kartëmonedhave përbën një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për Bankën e Shqipërisë, por për gjithë shtetin shqiptar.

"Pas më shumë se 20 vitesh, dizajni i kartëmonedhave të qarkullimit vjen i rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara, duke i dhënë kartëmonedhës shqiptare pamjen e një kartëmonedhe moderne, në të njëjtën kohë rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.

Ju ftojmë të ndiqni live ceremoninë e prezantimit të serisë së re të kartëmonedhave shqiptare, në faqen tonë Facebook, sot në orën 19:00", thuhet në postimin e Bankës së Shqipërisë në Facebook. /Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco