Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesave/ Spahiu: Goditen depozitat dhe nuk përfitojnë bizneset e ndershme

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesave/ Spahiu: Goditen depozitat dhe nuk përfitojnë bizneset e ndershme

10:18, 08/08/2019
A+ Aa A-

Situata ekonomike në Shqipëri në rënie të lirë. Ngadalësimi i rritjes ekonomike, si dhe rënia e normës bazë të inflacionit, ka sjellë si pasojë edhe uljen e normës bazë të intersit, për të ndikuar në rritjen e kredimarrjes.

Deputetit Përparim Spahiu, ka ngritur një sërë pyetjesh mbi këtë lëvizje të Bankës së Shqipërisë, duke shprehur mosbesimin e tij se kjo lëvizje do i japë frymë dhe do ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë Shqiptare. Bizneset e ndershme nuk do mund të përfitojnë nga kjo lëvizje ekonomike sepse ngarkesa fiskale është shumë e lartë dhe konkurohen nga bizneset që pastrojnë paratë e pista,

Postimi i plotë i deputetit Spahiu

Ngadalësimi i rritjes ekonomike, madje më shumë se çfarë pritej, bën që Banka e Shqipërisë të lajmërojë ulje të normës bazë të interesave, një nga mekanizmat normal që çdo bankë qëndrore do ta bënte.

Guvernatori tha se, informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë.

Pra, ngadalësimi i rritjes ekonomike është shoqëruar dhe me rënie të normës mesatare të inflacionit dmth rrënie të konsumit.

Pyetja lind nëse vërtet kjo ulje do të ndikonte në rritjen e kredimarjes apo jo?!!!

Un theme se jo.

Renditja e Shqiperise si vendi më i korruptuar,

vendi me ngarkesën fiskale më të lartë në rajon,

vendi me kostot më të larta të prodhimit,

vendi ku bizneset e ndershme konkurrohen nga paraja e drogës dhe trafiqeve,

vendi ku investitore te huaj shantazhohem dhe largohen me dajak,

ulja e normes bazë të interesave do te ishte thjesht fitime më pak për depozituesit dhe asgjë më tepër..!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco