Shqiptarët më të mjerët në rajon, 28% e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

Shqiptarët më të mjerët në rajon, 28% e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

19:41, 23/07/2019
A+ Aa A-

28% e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj., për gjatë vitit 2018, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit të këtij viti.

Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri, përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.

Madje Bosnja dhe Kosova u renditën ndër vendet me më pak vështirësi për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga 9-17% secila. Në Maqedoni, shihet se 19% e familjeve e kanë këtë vështirësi, ndërsa në Malin e Zi, 20% e tyre. Pas Shqipërisë, nivelin më të lartë të familjeve që nuk i përballojnë faturat e ka Serbia me rreth 23% të familjeve.

Sipas anketës, numri i familjeve në vështirësi për të paguar faturat mujore erdhi në ulje në raport me vitin 2017, por gjithsesi janë nivel shumë më të lartë se mesatarja rajonale. Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24% e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë.

Image

Çmimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20%. Teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulëta. Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë periudhës 2012-2017, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rriten me 700 euro, nga niveli 3300 euro arritën në 4000 euro për frymë.

Rritja më e madhe neto e të ardhurave për frymë ka ndodhur në Malin e Zi. Niveli i tyre, nga 5100 euro në vitin 2012 arriti, në 6900 euro në vitin 2017, duke u rritur me 1800 euro. Kjo vlerë ishte gati sa dyfishi i rritjes neto të të ardhurave për frymë se në vendet e tjera të Ballkanit. Më pas, për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të së cilës u rritën me 1100 euro gjatë 2012-2017. Gjithashtu Serbia dhe Bosnja raportuan rritje të njëjtë të ardhurash për frymë, me 900 euro për periudhën në fjalë

Burimi: Monitor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco