Habia/ Përgjysmohet rritja ekonomike, ministrja e Ramës shfaqet e kënaqur

Habia/ Përgjysmohet rritja ekonomike, ministrja e Ramës shfaqet e kënaqur

23:17, 02/07/2019
A+ Aa A-

Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, flasin për një rritje 2.2% në tremujorin e parë të këtij viti, në përgjysmim krahasuar me fundin e vitit 2018,.

Por ky detaj nuk i bën përshtypje ministres së Financave, Anila Denaj, e cila çuditërisht e ka vlerësuar pozitive këtë ecuri të ekonomisë, pavarësisht ndikimit negativ që po jep sektori i energjisë, për shkak të thatësirës dhe mungesës së prodhimit.

“Disa sektorë si bujqësia dhe energjia reflektuan më shumë efekte sezonale të thatësirës së fillimvitit duke zbutur kontributin e 3-mujorit të parë në rritjen vjetore. Ndryshimet pozitive të 3-mujorit të dytë në sektorin e energjisë pritet që të normalizojnë kontributin vjetor në rritjen ekonomike që pritet të mbetet brenda parashikimeve të vitit”, u shpreh Denaj.

Ministrja e Financave evidentoi se risqet në ekonomi janë shtuar, ku më i ndjeshmi për momentin është kriza politike.

Qeveria ka parashikuar këtë vit një rritje ekonomike mbi 4%, më lart se vlerësimet që bëjnë partnerët ndrëkombëtare si FMN dhe Banka Botërore, që i qëndrojnë një shifre 3.7-3.8%.

Ecuria e tremujorit të parë tregoi se ekzekutivi nuk është aspak realist në objektivin që i ka vendosur vetes. 

Kronika e A2 CNN:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco