Borxhi, triumfon Serbia me Eurobondin, humb Shqipëria

Borxhi, triumfon Serbia me Eurobondin, humb Shqipëria

08:14, 24/06/2019

Serbia arriti të emetonte me sukses këto ditë një Eurobond 10-vjeçar me vlerë 1 miliard euro kundrejt një interesi 1.6%. Sipas të dhënave nga ankandi, norma e ulët e interesit u diktua nga kërkesa e lartë e investitorëve për të blerë borxhin serb, të cilët ofruan 6 miliardë euro kundrejt 1 miliard që ishte kërkesa serbe. Vendi ballkanik kishte një ambient makroekonomik më pak të favorshëm se Shqipëria pas krizës së vitit 2008, me borxh dhe kredi të këqija në nivelet më të larta në rajon. Por ndërsa reformat atje zbutën ambientin makro, jo të gjitha vendet e rajonit ecën në të njëjtën trajektore, sidomos Shqipëria. Në vjeshtën e vitit të kaluar, Shqipëria emetoi Eurobondin 7-vjeçar me vlerë 500 milionë euro kundrejt interesit 3.55%.

Borxhi, si na e kaloi Serbia

Në vitin 2014, Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon me 70.4% të PBB-së. Shqipëria renditej pas Serbisë me 70.1% të PBB-së si pasojë e rikualifikimit të faturave të fshehura me vlerë rreth 500 milionë euro. Tani, pas katër vitesh, Serbia po shkon drejt niveleve më të ulëta rajonale për detyrime publike, teksa borxhi i Shqipërisë jo vetëm që nuk ka treguar elasticitet, por rrezikon të qëndrojë në të njëjtat nivele nëse qeveria i përfshin në këto detyrime në borxhet e prapambetura dhe detyrimet ndaj kontratave koncensionare. FMN përllogariti se qeveria shqiptare, në bilancin e saj 2019, ka rreth 20 milionë euro detyrime të prapambetura, teksa kontratat koncesionare të nënshkruara dhe që do të paguhen në 10 vitet e ardhshme janë sa 18% e PBB-së.


Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Europian, borxhi i Serbisë është ulur me 16 pikë përqindje në raport me PBB-në nga viti 2014 në vitin 2018 duke shkuar nga 70.4% e PBB-së në 53.8%, ndërsa borxhi i Shqipërisë është ulur me vetëm me 3 pikë përqindje, duke shkuar në 67.1% e PBB-së në fund të 2018-s nga 70.1% që ishte në fillim më 2014.
Serbia, gjatë kësaj periudhe, zbatoi një disiplinë të fortë fiskale duke e çuar balancën buxhetore me deficit dhe duke e ulur stokun e borxhit në vlera në nëntor, teksa ekonomia e vendit është rritur me ritmet 3%. Rritja ekonomike dhe suficiti buxhetor ishin treguesit kryesorë të uljes së borxhit përpos reformave që u ndërmorën në uljen e kostove të borxhit të brendshëm.

Si siguroi Serbia interes të ulët për Eurobondin

Transaksioni qĂ« u zhvillua mĂ« 19 qershor pĂ«rfaqĂ«son emetimin e parĂ« tĂ« letrave me vlerĂ« tĂ« qeverisĂ« serbe nĂ« euro nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« kapitalit dhe tĂ« ardhurat do tĂ« pĂ«rdoren pĂ«r tĂ« financuar bono 1,1 miliardĂ« dollarĂ«, qĂ« ishte emetuar mĂ« herĂ«t, sipas tĂ« dhĂ«nave nga Ministria e Financave tĂ« SerbisĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, Serbia ka kursyer mĂ« shumĂ« se 3.8 miliardĂ« dinarĂ« (36 milionĂ« euro) nĂ« pagesat e interesit pĂ«r bondin e marrĂ« mĂ« parĂ« nĂ« dollar gjatĂ« vitit 2011 dhe 2013, qĂ« maturoheshin nĂ« vitin 2020 dhe 2021 respektivisht. “Konsolidimi i suksesshĂ«m fiskal dhe reformat gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se tĂ« kryera gjatĂ« viteve tĂ« fundit, sĂ« bashku me kushtet e favorshme nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« kapitaleve financiare, rezultuan me njĂ« normĂ« interesi tĂ« ulĂ«t prej 1.5% (normĂ« kuponi) dhe njĂ« yield prej 1.62%, me kĂ«rkesĂ« qĂ« arrinte njĂ« rekord 6,4 miliardĂ« euro, tha ministri serb i Financave, Sinisa Mali nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat. Rreth 300 investitorĂ« nga e gjithĂ« bota treguan interes mbi Eurobondin serb, shtoi Mali. Buxheti i SerbisĂ« ishte nĂ« suficit prej 32.2 miliardĂ« dinarĂ«sh nĂ« vitin 2018, krahasuar me njĂ« suficit prej 33.9 miliardĂ« dinarĂ«sh vitin tĂ« kaluar. NĂ« katĂ«r muajt e parĂ« tĂ« vitit 2019, vendi kishte njĂ« suficit buxhetor prej 5.5 miliardĂ« dinarĂ«sh, rreth 60 milionĂ« euro.
Sipas të dhënave zyrtare në janar 2019, borxhi publik i Republikës së Serbisë ra me 2.720.2 miliardë dinarë (23.0 miliardë euro) në raport me fundin e dhjetorit 2018. Borxhi publik i qeverisë qendrore ndaj PBB (metodologjia e ESA 2010) ishte 50.6% në fund të janarit 2019.

Fqinjët, më mirë se Shqipëria

Në vitin 2010, kur Shqipëria shënoi daljen e saj të parë në tregjet e kapitalit për të marrë një Eurobond me vlerë 300 milionë euro, arriti të siguronte një interes në kupon fiks prej 7.5% dhe një afat maturimi 5-vjeçar. Sigurisht, ky është një interes i lartë nëse e shohim në raport me sot, por për të qenë realistë, duhet të sjellim në vëmendje që në atë kohë, Shqipëria testoi veten për herë të parë në këto ujëra, ndërkohë që situata e përgjithshme nuk ishte e favorshme. Jemi pothuajse në vitet kur kriza ekonomike ishte ende e dukshme dhe tregjet e kapitalit ishin ndikuar në mënyrë direkte.
Dalja e dytë e Shqipërisë ishte më 5 nëntor 2015 për 300 milionë euro. Kuponi fiks i siguruar në këtë dalje ishte 5.75% me 5 vjet maturim. Sigurisht, dalja e dytë është përkthyer në një interes më të ulët. Dhe së fundmi, dalja në 2018 mban interesin më të ulët historik të arritur nga Shqipëria në tregjet e kapitalit. Në raport me veten jemi përmirësuar, por fqinjët paraqiten më mirë. Gjatë vitit të kaluar, obligacioni i Eurobondit të Maqedonisë është tregtuar në rreth 3%. Dhe tani, së fundmi, Serbia emetoi një Eurobond me afat më të gjatë maturimi në 10 vjet, me interes vetëm 1.6%./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco