Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Plaga e informalitetit ende e pakuruar - përmasat e saj nga ushqimet deri te rrobat që veshim

Plaga e informalitetit ende e pakuruar - përmasat e saj nga ushqimet deri te rrobat që veshim

11:06, 18/06/2019
A+ Aa A-

Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, një nga organizatat me të mëdha, në vend ka sjellë sërish në fokus ekonominë e padeklaruar, si një komponent i rrezikshëm i cili i udhëheq politikat në planifikime jo-realiste dhe dëmton të gjitha aktivitetet e biznesit në vend.

Pas një pune të paanshme në studimin e këtij fenomeni në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, BTSH dekaron se është bërë pak progresi në uljen e informalitetit në vendin tonë.

Megjithëse ekonomia e fshehtë nuk është një fenomen i ndeshur vetëm në Shqipëri apo në vendet në tranzicion, mund të themi se jemi ndër të vetmet vende ne rrajon, ku mungojnë ose janë të padukshëm hapat konkrete për ta luftuar atë dhe për të marrë rezultatet e duhura.

Kjo dëshmohet dhe nga studime të organizatave ndërkombëtare, të cilat shprehen se Shqipëria ka një shkallë të konsiderueshme të informalitetit në ekonomi, e vlerësuar mbi 50%.

Kjo shkallë e lartë është refleksion edhe i modelit të zhvillimit ekonomik të vendit, ku bujqësia zë vendin kryesor në ekonominë e vendit dhe pjesa më e madhe a popullsisë janë të punësuar në të, i cili njihet si sektori me shkallën më të lartë të informalitetit.

Sipas FMN, vendi ynë renditet i 54-ti në botë për madhësinë e ekonomisë informale në raport më PBB, mirëpo disa vende afrikane të tilla si Gana, Namibia, Bostuana renditen shumë më mirë se Shqipëria.

FMN ka publikuar rezultat në lidhje me ekonominë e zezë për periudhën 1990-2015 për 158 vende.

Madhësia mesatare e ekonomisë hije në 158 vendet është 31.9 për qind, teksa Shqipëria e ka ekonominë gri mbi mesataren botërore.

Madhesia e informalitetit është më e lartë në Zimbabve me 60.6 për qind dhe Bolivi me 62.3 për qind të PBB-së. Më e ulta është në Austri me 8.9 për qind dhe Zvicra me 7.2 për qind.

Ka ardhur koha që qeveria ti kthehet edhe njëherë informalitetit, por tashmë jo në formën e disa fushatave, por të një reforme të thellë dhe afatgjatë që të përfshijë të gjitha strukturat administrative, shoqërinë civile, konsumatorin dhe vetë tregtarët. Ky duhet të jetë një projekt i përhershëm dhe i pandalshëm, deri në zgjidhjen rrënjësore të problemit, çka do ta formalizonte së tepërmi ekonominë dhe do ta fuste vendin në listën e shteteve me një ekonomi normale dhe formale.

Kjo reformë nuk duhet të përfshijë vetëm masa ndëshkuese, por duhet që në fillim të vijë si një proces i natyrshëm ndërgjegjësimi për të gjithë qytetarët. Ka ardhur koha që të futet fryma e konkurrueshmërisë për ato biznese që presin numrin më të madh të kuponave në rang vendi, të ketë lehtësira për ato biznese që lehtësojnë barrën fiskale të shtetit duke ofruar kuponin tatimor, të ndërgjegjësohen dhe të trajnohen punonjësit e tatimeve dhe të doganave për mënyrën e komunkimit me palët e interesuara, për mënyrën e marrjes së informacionit etj.

Gjithësecili, duke paguar kuponin tatimor, ndihmon jo vetëm shtetin por edhe veten sepse më shumë të ardhura në buxhet do të thotë më shumë investime për shkolla, kopshte, rrugë, ujësjellës, kanalizime etj. Kërkoni kuponin tatimor ose refuzoni të paguani nëse ky kupon nuk ju ofrohet nga shitësit apo pronarët e dyqaneve. Ndërgjegjësimi është vetëm një hap, por mjaft i rëndësishëm në kthimin e ekonomisë nga informale në formale.

Tregu ushqimor

Në tregun ushqimor, edhe pse janë ndërmarrë veprime për të rritur sigurinë dhe për të ndëshkuar shkelësit dhe abuzuesit informalë, sfidat vazhdojnë të mbeten të mëdha.

Më në fund, ka një vëmendje të shtuar dhe po goditen rastet më ekstreme si ato kur peshku që shërbehej në trotuare rrugësh, apo në kamionçina të vogla dhe të hapura të cilat shndërroheshin në dyqane të tregtimit të tij, zhvillonin të pashqetësuara aktivitetin e tyre tregtar.

Megjithatë, duket se rigoroziteti i ligjit është disi më shtrëngues dhe respektohet vetëm në Tiranë, sepse mjafton të udhëtosh për në Pogradec bie fjala dhe të shohesh se si fëmijë minorenë e tregtojnë peshkun në mes të rrugës kombëtare.

Pra përveç kryeqytetit ku po tentohet të vihet disi rregull, duket se pjesa tjetër e Shqipërisë është harruar.

Lëshimi i kuponit tatimor akoma i largët

Por ajo që është edhe më shqetësuese, përpos të gjitha mungesave të kushteve optimale të tregtimit, një pjesë e mirë e këtyre tregtarëve veprojnë në informalitet pothuajse të plotë. Askush nuk të ofron kuponin tatimor, madje është çudi se tashmë të gjithë pa përjashtim e kanë vendosur njoftimin që nëse tregtari nuk ofron kuponin tatimor, qytetari ka të drejtë të mos paguajë – por që në të vërtetë askush nuk e zbaton. Madje, edhe vetë qytetatarët duket se janë mësuar me këtë situatë (status quo) dhe as që e marrin mundimin të kërkojnë kupon.

Kjo situatë bëhet edhe më alarmante në kushtet kur organet kompetente kanë rënë në letargji totale për shkak të mungesës së vullnetit. Duke qenë se jemi në periudhë eleketorale, institucionet e zbatimit të ligjit mbyllin një sy dhe bëhen më tolerante dhe dashamirëse, duke i lejuar shkelësit dhe abuzuesit që të bëjnë hatanë dhe të konkurrojnë në mënyrë të pandershme me të gjitha bizneset e tjera të ligjshme dhe formale, që kontribuojnë në funksionimin e vendit duke i paguar të gjitha taksat.

Nëse qeveria ka berë disa përpjekje dhe me pas është mjaftuar vetëm me vënien e disa gjobave, duhet që vetë qytetarët të fillojnë të ndërgjegjësohen, të fillojnë të kërkojnë që të shërbehen me kushtet optimale të tregtimit të gjitha llojeve të produkteve, të kërkojnë prezencën e vulave të agjencisë së kontrollit ushqimor, çertifikimit të produkteve, kuponin tatimor, etj, pasi kjo është e gjitha në të mirën e tyre dhe të familjarëve. Në këtë mënyrë duke qenë kërkues ndaj vetes mundësojmë edhe një cilësi jetese më të mirë për gjithësecilin prej nesh. Edhe pse disa qytetarë kanë nisur të ndërgjegjësohen dhe t’i drejtohen gjithnjë e më shpesh për blerejt e tyre vetëm kompanive të mëdha, serioze dhe të autorizuara të shitjeve, një numër i madh prej tyre vazhdon të jetë i pa informuar dhe i pandërgjëgjësuar mbi benefitet që sjell kjo, si për vetë ata, ashtu edhe

për arkat e shtetit, çka automatikisht përkthehet në më shumë investime dhe mirëqenie për qytetarët.

Edhe veshjet tepër të prekura nga tregu i zi

Një rast shqetësues është edhe ai me dyqanet e rrobave të përdorura, që janë shtuar së tepërmi kohët e fundit. Nxitur nga varfëria dhe nga kërshëria për të patur veshje “firmato” këto pika shitjeje janë nga më të frekuentuarat në Tiranë.

Pjesa më e madhe e tyre i vendosin rrobat në kënde trotuaresh në mes të rrugëve dhe aty fillon i gjithë procesi. Klientet me njëra-tjetrën komunikojnë dhe menjëherë vendi mbushet me “blerëse” të cilat përfshihen në një proces të ethshëm kontrolli të veshjeve dhe me hamendje vendosin për masat që do të marrin. Në fund bëhet dhe një negociatë herë pas here e tejskajshme dhe në fund ky transaksion përfundon me blerjen e veshjes ose me kthimin mrapsht të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco