Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit

Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit

17:16, 17/06/2019

Tirana Bank, në linjë me politikat e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, së Grupit Balfin dhe UNDP, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, prezantuan sot një partneritet  për të promovuar mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Fushata tre mujore, e cila i vë qytetarët në krye të mbrojtjes së mjedisit, do të zbatohet nga të dyja palët. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth seriozitetit dhe urgjencës së rrezikut që vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe t’i bëjë thirrje publikut të gjerë për të vepruar në mbrojtje të natyrës, detit e lumenjve dhe për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Përgjithshëm i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa u shpreh: ‘Partneritetin me UNDP Albania në këtë projekt e shohim si një vlerë të shtuar të fushatës sonë të përbashkët. Fushata jonë do të trajtojë dy çështje kyçe të mbrojtjes së mjedisit. Letra e ricikluar ndikon në ruajtjen e burimeve natyrore, redukton emetimet e gazrave serë, zvogëlon ndotjen. Riciklimi dhe përgjegjshmëria ndaj ndryshimeve klimatike janë të ndërlidhura, të dyja kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit ‘.

Znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, u shpreh: ‘Partneritetet janë në qendër të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe axhendës së UNDP-së. Agjenda 2030 i angazhon të gjitha palët e interesuara dhe sidomos sektorin privat, që të punojnë së bashku për të nxitur rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, zhvillimin shoqëror dhe mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë që të gjithë janë të përfshirë. Në këtë drejtim, jemi të lumtur të bashkohemi me Tirana Bank për të rritur ndërgjegjësimin, përkrahjen dhe gjenerimin e veprimeve nga shoqëria në mbështetje të mjedisit ‘.

Image

Fushata tre mujore ‘Të gjithë për Tokën’ do të promovohet në media duke synuar të përçojë mesazhin e përgjegjshmërisë për të mbrojtur mjedisin.

Fushata e ndërgjegjësimit nuk është konceptuar thjesht si këshilluese ndaj publikut, por vetë stafi i Bankës është angazhuar në veprime konkrete në mbrojtje të dy kauzave.

Për vite me radhë Tirana Bank ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për riciklimin e letrës në dobi të natyrës. Referuar të dhënave të çertifikatave ECO lëshuar nga kompania Reisswolf Albania, vetëm në 7 muajt e fundit sasia e letrës së ricikluar ka qenë mbi 16 ton, kjo e përkthyer në kursim të:

Rreth 49,000 kg drurë

517,000 Litra ujë

107,000 Kw/H energji

Në vijim t?ë kësaj nisme, gjatë muajit qershor stafi i Tirana Bank është sensibilizuar në pastrimin e disa zonave në mbarë Shqipërinë (Tiranë, Shkodër, Sarandë, Pogradec, Fier etj), duke konkretizuar objektivat e fushatës.

Lidhur me kauzën e dytë, të ndryshimeve klimatike, Tirana Bank dhe UNDP kanë përzgjedhur që nëpërmjet videove këshilluese të ndërgjegjësojë publikun mbi rëndësinë e veprimeve të përditshme nën moton: ‘Çdo veprim i vogël ka vlerë!’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco