FOTO/ Siguria në maksimum! Kartmonedhat e reja 100 e 200 euro, të pafalsifikueshme

FOTO/ Siguria në maksimum! Kartmonedhat e reja 100 e 200 euro, të pafalsifikueshme

17:03, 28/05/2019
A+ Aa A-

Nga dita e sotme Banka Qëndrore Europiane ka nxjerrë në qarkullim prerejt e reja të monedhës euro.

Prerjet e reja 100 dhe 200 euro tashmë kanë një siguri maksimale për të mos u falsifikuar dhe janë më praktike edhe në përdorim.

Dy prerjet e reja janë në përmasa më të vogla krahasuar me modelet e vjetra të të njëjtit lloj.

Banka Qëndrore Europiane ka vendosur që gjatësia dhe gjerësia e karmonedhave  të jenë të njëjta si ajo prej 50 eurosh. Modelet e reja kanë kaluar provën e ujit, të lavatrices dhe hekurosjes duke treguar se në asnjërën prej rasteve nuk mund të dëmtohen. kartmonedhat kanë një holografi speciale me simbolin e euros që nën efektin e dritës ndryshon ngjyrën nga jeshile smeraldi në blu të thellë. Në këtë mënyrë sipas ekspertëve është e pamundur ndërhyrja e falsifikatorëve.

Sipas Bankës Qëndrore Europiane, pavarësisht futjes në përdorim të transaksioneve dixhitale, risitë në karmonedha kanë shumë rëndësi. 

Statistikat europiane tregojnë se krahasuar me pritjet numri i kartmonedhave shtohet çdo vit me 4%.

Vetëm prerja prej 100 eurosh është kartmonedha e dytë më e përdorur. Në fund të muajit qershor të 2018-ës ishin në qarkullim sipas BQE 2,7 miliardë prerje, apo 200 milionë më shumë se prerja më e përdorshme prej 10 eurosh.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco