Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Të ardhurat nga TVSH bien me 25 milionë euro

Të ardhurat nga TVSH bien me 25 milionë euro

15:51, 18/05/2019
A+ Aa A-

Të dhënat e publikuara nga vetë qeveria tregojnë se Shqipëria po përballet me rënie të konsumit, teksa familjet shqiptare kanë pakësuar blerjet. Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, taksa e lidhur drejtepërdrejtë me shitjet në ekonomi, shënuan në katër mujorin e parë të viti një nga ecuritë më negative të dhjetë viteve të fundit.

Sipas Ministrisë së Financave, për periudhën Janar-Prill të këtij viti, të ardhurat nga TVSH ishin rreth 7 për qind më të ulëta se sa plani, ose në vlerë absolute 25 milionë euro më pak nga sa kishte programuar vetë qeveria.

Image

Por të ardhurat nga TVSH nuk janë me mosrealizim vetëm ndaj planit. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se ato janë me rënie edhe nëse krahasohen me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht se vetëm nga rritja e çmimeve duhet të ishin minimalisht 1.5 për qind më të larta.

Sipas statistikave për katërmujorin e parë të këtij viti, qeveria mblodhi 43.5 miliardë lekë ose 2.3 për qind më pak se se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të dhënat e detajuara të paraqitura në tabelën fiskale të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat nga TVSH janë me rënie si nga doganat, të cilat vjelin TVSH-në e importit ashtu dhe nga tatimet, që mbledhin TVSH-në e brendshme.

Të ardhurat buxhetore që mblidhen nga tatimi mbi vlerën e shtuar janë një tregues direkt i qarkullimit të mallrave në ekonomi dhe rrjedhimisht edhe tendencës së konsumit. Praktikisht të ardhurat në rënie nga TVSH konfirmojnë rënien e konsumit të qytetarëve, çka mbështetet edhe nga një tregues tjetër, rënia e importeve të mallrave kryesore.

Qeveria publikon statistikat e importeve për të gjitha mallrat e akcizës, ku përfshihen karburantet, birra, cigaret dhe kafeja. Sipas Financave, për katër muajt e parë të vitit, sasitë e importuara nga të katërta këto mallra janë me rënie krahasuar me vjet.

Shqiptarët kanë konsumuar më pak karburant, kafe, cigare edhe birrë për këtë vit çka dëshmon se familjet kanë shtrënguar rripin duke ulur shpenzimet e përditshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco