Koncesioni për Tiranë- Durrës do të ketë fitime të jashtëzakoshme, ta mbajë shteti!

Koncesioni për Tiranë- Durrës do të ketë fitime të jashtëzakoshme, ta mbajë shteti!

14:29, 17/05/2019
A+ Aa A-

Shteti shqiptar duhet të shikojë mundësinë që të mos japë me koncesion aksin Tiranë-Durrës, por menaxhimi të bëhet nga Autoritetit Rrugor Shqiptar”. Në një prononcim për  TV SCAN, eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe, thotë se kalimi me pagesë në këtë rrugë do të sjellë fitime tejet të larta, ndaj duhet të merret në konsideratë që të mos administrohet nga privati. Sipas Sulçes, shifrat aktuale tregojnë se kjo autostradë përshkohet nga 40-50 mijë automjete në ditë.

Ndërkaq, sipas ekspertit rritja e sigurisë në këtë aks automobilistik është një domosdoshmëri. Komentet e Sulçes vijnë pas deklaratave të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se deri në vjeshtën e këtij viti do të jetë lidhur kontrata koncesionare për këtë aks rrugor, ku ndër të tjera parashikohet edhe kalimi me pagesë. Kjo pas rehabilitimit të rrugës alternative pa pagesë, që në këtë rast është Tiranë-Plepa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Llaqi 17/05/2019 15:52

Bolle me me rruge me pagesë shqipetaret e paguajne nje heren taksen e rrugeve te cmimi i karburantit, dhe shume te majme dile , eshte e jashtë ligjshme te paguhet dy herë te njejte takse.

Shto koment

Denonco