‘Distinction Bursary fund, bursa studimi për talentet e teknologjisë

‘Distinction Bursary fund, bursa studimi për talentet e teknologjisë

13:02, 10/05/2019
A+ Aa A-

E ardhmja është emocionuese, por e tashmja ka nevojë për një shtysë. Ke zgjedhur destinacionin, por udhëtimi për të mbërritur aty është i gjatë.

Je i vetëdijshëm për problemet, por i pasigurt për zgjidhjet. Ke aftësi të pafundme, por mundësi të kufizuara financiare. Por...por... por... shumë ‘por’.

Ka ardhur momenti t’u vësh fre dyshimeve e të çlirosh potencialin tënd. E ardhmja, destinacioni, zgjidhjet, potenciali flasin vetëm një  gjuhë, gjuhën digjitale.

Me siguri që këto mesazhe, të cilat qarkullojnë prej pak kohësh në rrjetet sociale, kanë mbërritur te shumë prej jush. Bursa ‘Vodafone Distinction Bursary Fund’ nga Fondacioni Vodafone Albania është nisma më e re që synon fuqizimin e të rinjve si dhe pasurimin e njohurive dhe aftësivetë tyre digjitale. Kjo bursë mbështet të apasionuarit pas teknologjisë që dëshirojnë të studiojnë në një nga universitetet më të mira në botë.

Një mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi, ndaj nëse doni të përfitoni, nxitoni, pasi afati për të aplikuar është data 23 maj.

Image

Vodafone beson tek të rinjtë dhe potenciali i tyre për të ndryshuar shoqëritë ku jetojnë drejt një realiteti digjital dhe novator. Por, një ndryshim kaq i madh, kërkon më shumë sesa thjesht pasionin e dëshirën për të punuar. Edukimi në një nga universitetet më të mira në botë dhe eksperienca në një kompani lider të telekomunikacionit janë dy ingredientët që garantojnë suksesin.

Të sapodiplomuar apo profesionistë do të kenë mundësinë të përfitojnë tarifë studimi falas në një program master profesional ose shkencor në fusha që kërkojnë aftësi digjitale, të tilla si:  Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, inovacion, IT, telekomunikacion, inxhinieri, software, robotikë, prodhim filmi, animacion, marketing digjital etj.

Image

Ata që plotësojnë kriteret e mëposhtme duhet të nisin aplikimin në foundation.al@vodafone.com deri në 23 maj. Për të përfituar nga kjo mundësi, aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere:

1. të jenë shtetas shqiptarë, rezident në Shqipëri;

2. të kenë aplikuar e të jenë pranuar në një prej universiteteve më të mira ndërkombëtare, për të kryer studimet master në një prej fushave të lartpërmendura, duke nisur nga viti akademik 2019-2020;

3. të kenë aftësi dhe talent të spikatur në fushën digjitale;

4. të jenë të gatshëm të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve të tyre dhe të kryejnë një praktikë 6 mujore në Vodafone Albania.

5. të mos kenë studiuar më parë ose të kenë një diplomë tjetër masteri.

Bursa Vodafone Distinction Bursary Fund do të mbulojë plotësisht ose pjesërisht tarifën studimore.

Për detaje, kliko në www.vodafone.al/en/fondacioni/vodafone-distinction-bursary-fund/ e mos harro: përkrah Vodafone, e ardhmja është edhe më emocionuese!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco