Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Landfill në Tiranë edhe për mbetjet e rrezikshme

Landfill në Tiranë edhe për mbetjet e rrezikshme

09:56, 08/05/2019
A+ Aa A-

Shoqëria, që ka fituar koncesionin e ndërtimit të inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”, ka paraqitur së fundmi para autoriteteve një vlerësim të ndikimit në mjedis për një pjesë të projektit të saj që ka të bëjë me landfillin e mbjetjeve të rrezikshme jo radioaktive.

Ky landfill është një nënprojekt i projektit kompleks që ka në objekt koncesioni “Për ndërtimin e landfillit, incineratorit dhe rehabilitimin e vendepozitimeve ekzistuese Tiranë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike”. Referuar dokumenteve thuhet se është e nevojshme që të krijohet një landfill për mbetjet e rrezikshme pasi kjo nuk ekzistonte më herët.

Sipas kompanisë nga zbatimi i projektit, do të përfitojnë të gjitha Njësitë Vendore të Qarkut Tiranë, të cilat bashkërisht përfaqësojnë Zonën 1 të Mbetjeve, siç përcaktohet në Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbetjeve por edhe me gjerë pasi ëe Shqipëri ende nuk është ndërtuar një Landfilld i mbetjeve të rrezikshme .

“Menaxhimi i mbetjeve konsistonte kryesisht në grumbullimin, transportin dhe depozitimin në fushën e mbetjeve Sharre , ku deri perpara 6 muajve mbetjet nuk kontrolloheshin përpara pranimit dhe në këtë vendepozitim përfundonin edhe mbetje të rrezikshme së bashku me mbetjet urbane.

Situata aktuale problematike e ka kthyer në nevojë emergjente zgjidhjen përfundimtare të menaxhimit të mbetjeve urbane në qarkun e Tiranës. Mungesa e sistemeve moderne dhe sanitare për trajtimin e mbetjeveurbane dhe atyre inerte, ka sjellë një problematikë serioze në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve.

Objekt i këtij nenprojekti është ndërtimi i një qelize të vecantë landfillimi të mbetjeve të rrezikshme, jo radioaktive, i cili është pjesë integrale e kontratës koncensionare nr. 6997 datë 31.08.2017 “Për ndërtimin e landfillit, incineratorit dhe rehabilitimin e vendepozitimeve ekzistuese Tiranë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike’ – Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë” thuhet në dokumentet e kompanisë paraqitur pranë insitucioneve.

Kompania sqaron se sipërfaqja ku do të ndërtohet Landfilli i mbetjeve te rrezikshme, jo radioaktive është pjesë e Bashkisë Tiranë, Njësia Administrative Vaqarr, Zona Kadastrale nr. 3321.

“Zona e propozuar për realizimin e Landfillit të mbetjeve te rrezikshme, jo radioaktive zë një sipërfaqe prej 20,890 m2 , dhe ndodhet ngjitur me dy instalimet e Inceneratoreve te mbetjeve urbane. Terreni është fushoro – kodrinor, me ngastra toke pjesërisht të papërdorura dhe pjesërisht të kultivuara. Zona ka një pjerrësi të përgjithshme të ulët në drejtim të jug-perëndimit dhe karakterizohet nga prania e dy rezervuarëve të vegjël” sqaron kompania.

Koncesioni për inceneratorin

Inceneratori i Tiranës u dha si projekt koncesionar në vitin 2017 në një garë ku fituese u shpall ‘Integrated Eregy BV SPV, kompania zotërohet në 100 për qind të aksioneve nga Integrated Energy B.V. e regjistruar në Holandë. Kompania fitoi në garën për koncesionin e nderimit të landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese në Tiranë me një ofertë 128 milionë euro pa TVSH. Afati i koncesionit është 30 vjet.

Inceneratori i Tiranës është një nga tre projektet e kësaj natyre në vendin tonë ku i  pari ishte ai i Elbasanit, i Albtek Energy me një kosto totale prej 5.3 miliardë lekë tashmë në gjendje pune, i dyti inceneratori i Fierit me një kosto 3.97 miliardë lekë./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco