Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Si të përfitoni nga shitjet online në Shqipëri dhe mos bini pre e tundimit momental

Si të përfitoni nga shitjet online në Shqipëri dhe mos bini pre e tundimit momental

13:58, 07/05/2019
A+ Aa A-

Kohët e fundit është folur shumë për shitjet online dhe duket që në Shqipëri po bëhet tendencë e momentit.

Aktualisht janë rreth 7000 pako të ndara çdo ditë në vend nga të cilat 5000 ndahen nga kompani lokale dhe 2000 nga kompani jashtë Shqipërisë. Megjithatë, shpesh dëgjojmë apo përjetojmë zhgënjime për blerjet online.

Duhet të kuptojmë që ky fenomen nuk lidhet me konceptin e tregtisë online, por lidhet shumë me menaxhimin e tundimit tonë kur shikojmë një reklamë, dhe në këtë artikull do trajtojmë pikërisht se si ta menaxhojmë tundimin dhe të bëjmë zgjedhjen e duhur duke përfituar nga shitjet online.

Në të vërtetë në botë por edhe në Shqipëri, shitjet online kanë vetëm përfitime, sepse ju jeni plotësisht në rehatinë tuaj për të marrë vendimin, prandaj është shumë e rëndësishme që të mos veproni menjëherë kur shikoni një reklamë por të bëni disa hapa të thjeshtë për ta testuar.

Në radhë të parë evitoni ato të ashtuquajtura kompani që tregtojnë vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale dhe jo me uebsajte apo platforma të mirëfillta. Sigurisht që ka edhe shumë individë interesantë në rrjetet sociale që mund të ofrojnë diçka të mirë, por në shumicën e rasteve kur ato janë vetëm në rrjetet sociale do të thotë se mbrapa mund të  mos kenë pothuajse asnjë lloj organizimi, madje mund edhe të mos jenë fare kompani, por thjesht 1 ose pak njerëz që përpiqen të përfitojnë nga bumi i rrjeteve sociale dhe të mos mbajnë asnjë përgjegjësi për produktet tuaja.

Si ta dallojmë 1 kompani nga 1 individ mashtrues

Sot në Shqipëri janë mbi 1000 faqe apo individë që përpiqen të shesin në rrjetet sociale por shumë pak prej tyre janë kompani të mirëfillta. Që të jetë më e lehtë të kuptoni argumentin, po bëjmë krahasimin me kompani si amazon.com që është kompania më e madhe në botë për shitjet online apo aladini.al që është kompania më e madhe e shitjeve online në Shqipëri dhe e vetmja me mbi 60 persona të punësuar vetëm për shitjet online.

Një faqe në rrjetet sociale mund të postojë po aq produkte të bukura si Amazon.com apo Aladini.al megjithatë ka diçka që ato e kanë të pamundur ta kenë realisht të tillë.

1. E para, që të kesh një produkt interesant do të thotë të negociosh me furnitorin apo të kesh fuqi blerëse të madhe për të përfituar çmimet më të mira. Këtë e ka të pamundur ta bëjë një individ që hap një faqe në facebook më mirë se sa një kompani që ka buxhete me miliona euro në vit. Rrjedhimisht ata do të kenë ose një produkt të ngjashëm me cilësi shumë më të ulët, ose do të kenë imitime false apo edhe më e keqja do të jenë totalisht mashtrime. Prandaj që të sigurohemi, duhet të shikojmë nëse këto kompani në rrjetet sociale kanë të publikuar një faqe interneti dhe nëse kjo faqe interneti është funksionale dhe me informacion të qartë për kompaninë.

2. E dyta, që të përfitojmë dhe të sigurohemi që kanë çmim të mirë, duhet të marrim titullin e produktit dhe ta kërkojmë në google. Menjëherë google do na tregojë shumë alternativa të tjera, për të krahasuar nëse çmimi është i arsyeshëm. Nëse faqet që ju dalin janë të besueshme, ju menjëherë keni kursyer diçka për të njëjtin produkt. Nëse gjeni një produkt jashtë Shqipërisë më lirë, bëni kujdes sepse kur të vijë tek ju do ti shtohet kosto e transportit apo dogana prej 20%, kështu duhet të jetë më shumë se 20% më lirë të paktën që ta merrni në konsideratë.

3. E treta, kontrolloni termat e kthimit. Kjo është po aq e rëndësishme sa e para. Por edhe në këtë rast termat e kthimit duhet ti kontrolloni në faqen zyrtare të kompanisë jo në facebook. Tek termat përveç afatit të kthimit, i cili në Shqipëri me ligj duhet të jetë 14 ditë, duhet të jetë edhe e qartë arsyeja e kthimit. Pra kthimi duhet të jetë i mundshëm pa arsye, nuk ka nevojë të mos punojë që ta kthesh. Në online është e domosdoshme që kthimi të mundësohet pa arsye, sepse mund të ndodhë shpesh që mos e kuptosh qartë produktin vetëm nga fotot dhe nuk duhet të ketë asnjë pengesë për ta kthyer. Jashtë Shqipërisë shumica e kompanive e ofron kthimin, megjithatë është pak shtrenjtë të nisësh produktin nga Shqipëria për tek zyrat e tyre që të përfitosh kthimin. Kurse në Shqipëri nga një vëzhgim i detajuar që bëmë, vetëm aladini.al  e ofron kthimin brenda 14 ditëve pa asnjë arsye. Asnjë tjetër nuk e ofron pas 14 ditësh. Në rastin më të mirë pranojnë kthimin vetëm brenda 48 orëve, ose disa faqe në rrjetet sociale nuk e ofrojnë fare si mundësi.

4. E katërta, duhet të kontrollojmë nëse këto kompani që tregtojnë online kanë një dyqan fizik me apo pa produkte, sepse duhet të kenë patjetër një pikë ku të mund të shkojmë për çfarëdolloj arsyeje. Këtë gjithashtu duhet ta kontrollojmë në faqen zyrtare, jo në rrjetet sociale. Pasja e një dyqani fizik ju tregon shumë për atë kompani në Shqipëri sepse sido që të jetë puna, ajo ka detyrime ligjore dhe një NIPT që dëshmon se është i regjistruar në organet tatimore. Kjo nuk është thjesht për çështjen e kontrollit të shtetit, por për përkushtimin që kjo kompani ka në treg. Nëse kompania nuk ka përkushtimin minimal të jetë ligjërisht e drejtë, mos prisni të ketë një përkushtim maksimal ndaj klientëve të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco