Bomba e FMN/ Borxhet e fshehta të qeverisë kanë arritur në 300 milionë dollarë

Bomba e FMN/ Borxhet e fshehta të qeverisë kanë arritur në 300 milionë dollarë

20:27, 06/05/2019
A+ Aa A-

Borxhet e prapambetura të qeverisë ndaj biznesit privat kanë dalë jashtë kontrollit duke arritur në plot 300 milionë dollarë. Shifra tronditëse është zbuluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse të misionit në Tiranë.

“Nevojitet veprim i menjëhershëm për të kufizuar detyrimet e prapambetura të sektorit publik. Këto detyrime të prapambetura e cenojnë klimën e biznesit dhe besimin në qeveri,” thuhet në deklaratën zyrtare të FMN.

Menjëherë sapo erdhi në pushtet, në vitin 2013, qeveria e Edi Ramës mori gati 1 miliardë dollarë borxh me justifikimin për të shlyer detyrimet e prapambetura të trashëguara nga qeveria paraardhëse. Për shkak të pagesave masive, në vitin 2015 shifra e borxheve të prapambetura të qeverisë qëndrore thuajse u zerua.

Por në dy vitet e fundit, mospagesat ndaj bizneseve janë rikthyer dhe qeveria ka akumuluar borxhe të fshehta me ritme të frikshme, veccanërisht nga mosrimbursimi i TVSH-së.

“I nxisim autoritetet të sigurojnë shlyerje të plotë dhe në afat të çdo kërkese të re të miratuar për rimbursim TVSH-je, duke i mos i lidhur rimbursimet me me flukset përkatëse të të ardhurave tatimore,” deklaroi Jan Kees Martijn, Shefi i Misionit të FMN për Shqipërinë gjatë një komunikimi me gazetarët në kuadër të monitorimit të post marrëveshjes.

Kreu i misionit të FMN nuk preferoi ta bëntë publike shifrën e borxheve të fshehura gjatë konferencës me gazetarët. Por ajo është zbuluar në tabelat që shoqëronin komunikatën zyrtare të publikuar në faqen zyrtare të FMN.

Për shkak të malit me borxhe të fshehta, shuma e të cilave tashmë ka arritur në 300 milionë dollarë duke përfshirë detyrimet e bashkive, FMN korrigjoi shifrën e borxhit publik të Shqipërisë, i shprehur si raport ndaj Prodhimit Kombëtar.

Në deklaratën e misionit të mëparshëm, në fund të Janarit 2019, FMN e vlerësonte borxhin publik të Shqipërisë për vitin 2018 në 68.6 për qind të Prodhimit Kombëtar. Por tre muaj më vonë, shifra është rishikuar dhe tani FMN e vlerëson borxhin publik të Shqipërisë në 69.9 për qind të Prodhimit Kombëtar, ose 1.3 pikë përqindje më shumë.

 “E rëndësishme është edhe marrja e masave të shpejta për të fuqizuar sistemin e kontrollit mbi angazhimet për projektet e investimeve, për t’u dhënë fund detyrimeve të prapambetura të qeverisë, në veçanti në fondin e rrugëve,” përfundoi Martins.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco