Serbia në luftë për të rrëmbyer Volkswagen-in, Shqipëria vështron

Serbia në luftë për të rrëmbyer Volkswagen-in, Shqipëria vështron

08:09, 06/05/2019

“Serbia në luftë për Volkswagen”, me këtë titull e përditshmja gjermane “Frankfurter Algemaine Zeitung” publikoi një artikull të shkruar nga korrespondeti për Ballkanin, Micheal Martens, i cili ka komunikuar edhe me presidentin serb Alkesandër Vuçiç. Në Beograd ata shikojnë disa avantazhe të Serbisë karshi Bullgarisë për investimet e mëdha: vendi mund të ofrojë kushte më të mira, si rezultat i sistemit i cili mundëson stafin e trajnuar, por edhe eksperiencën në prodhimin e pjesëve për industrinë e automobile. Në artikull, gjithsesi, janë parashtruar edhe pikat e dobëta të Serbisë: niveli i pakënaqshëm i demokracisë së vendit dhe të sundimit të ligjit, si dhe fakti i rëndësishëm që Serbia nuk është pjesë e BE-së. Disa nga pikat kyçë që janë trajtuar në artikull:

Serbia nuk dorëzohet

Në fillim të artikullit, autori nënvizon se në BE, presidenti serb po përballet me kritika të shumta për sa i përket demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. Gjithsesi, sukseset ekonomike të vendit janë të pa diskutueshme: financa solide, borxhi në rënie, papunësia në ulje. Serbia është një destinacion tërheqës për investitorët e huaj dhe tani po shpreson për suksesin e madh: Të tërheqë fabrikën e re të Volkswagen.

Vuçiç shpreson se investimet gjermane do të shkojnë në Serbi, pavarsisht presion serioz politik të disa pjesëmarrësve, siç thotë dhe presidenti Vuçiç. Autori citon thashethemet që qarkullojnë në Beograd se ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder ( të cilin Vuçic e konsideron mik të tij) ka lobuar për Turqinë në garën për Volkswagen. Këto thashetheme, Vuçiç i komentoi me këto fjalë: “Kjo është në të drejtën e tij, unë kam dëgjuar se të tjerë po lobojnë për destinacione të tjera, por ne po luajmë drejt dhe po mbrojmë hapur interesin tonë. “

Duhet rikujtuar se Gerhard Shroeder nuk është vetëm një ish-kancelar, por gjithashtu edhe ish kryeministër i provincës gjermane të Lower Saxony, “shtëpisë” së Volkswagenit. Qeveria e kësaj province kontrollon mbi 20% të aksioneve të kompanisë dhe është gjithmonë e përfshirë në vendimmarrje të rëndësishme.

“Jemi gati të ofrojmë dyfish më shumë subvencione dhe lehtësira”

Më tej Martens shkruan se sipas presidentit Vuçiç, Serbia respekton të gjithë kundërshtarët për investimet e mëdha, përfshirë Turqinë dhe Bullgarinë. “Por çfarëdo që ata propozojnë, ne mund të ofrojmë më shumë, ne jemi të gatshëm të ofrojmë dyfish më shumë subvencione dhe lehtësira se sa Bullgaria, ne kemi staf të mirë kualifikuar sipas kërkesave të BE-së, dhe tre vite më parë kemi prezantuar sistemin dual të edukimit sipas modelit gjerman,”- tha Vuçiç. Artikulli gjithashtu liston edhe përfitimet që sipas Vuçiç, Serbia, mund të ofrojë si: vendin e lirë të ndërtimit dhe të gjithë  infrastrukturën – gaz, energji elektrike, rrugë, plus gatishmërinë 24/7 për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave të Volkswagen.

Në të njëjtën kohë, shkruan Martens, Serbia ka një minus: nuk është anëtar i BE. Autori rikujton se bisedimet e anëtarësimit filluan në 2014, por nuk ka gjasa të përfundojnë së shpejti. “Nëse do të ishim në BE, ne do ta kishim tërhequr këtë investim prej kohësh, sepse jam i sigurt se oferta jonë është më e mirë sesa Bullgarisë, por pa anëtarësim në BE, lufta është e vështirë”.

Autori gjithashtu foli me Marko Cadez, president i Dhomës së Tregtisë të Serbisë, që tregoi avantazhin tjetër të vendit: në Serbi shumë pjesë dhe komponentë tashmë prodhohen për industrinë e automobilave. Cadez shtoi se Serbia është përpara Bullgarisë me njëmbëdhjetë vende në Grafikun e Klimës së Biznesit të Bankës Botërore./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi 06/05/2019 10:08

Shqiperija ka rrembyer bujqesin moderne, Kanabisin, tregtine nderkombetare te kokaines. Keto jane me fitime prurese.

Shto koment