Shqiptarët pa lekë, por me prona!

Shqiptarët pa lekë, por me prona!

07:44, 29/04/2019
A+ Aa A-

Në një vrojtim mbi pasurinë e familjeve shqiptare, Banka e Shqipërisë gjeti se, 95% e tyre kanë 1-2 prona, por 43% e tyre deklarojnë se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi apo pasurie financiare

Shqipëria i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulëta europiane, por zotërimet në pasuri ta paluajtshme janë befasuese. 95% e familjeve shqiptare zotërojnë më shumë se 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi. Banka e Shqipërisë anketoi në lidhje me gjendjen e pasurisë 1118 familje dhe gjeti se sipas deklarimeve të tyre, ata zotërojnë1645 prona të patundshme të llojeve të ndryshme. Rezultatet kanë treguar se 95% prej tyre ose 1064 familje zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesishtshtëpi banimi ose kombinim i një banese dhe një prone tjetër si ‘tokë’, ‘dyqan’, ‘godinë’, etj.
Përafërsisht 3% e familjeve deklaruan se zotërojnëmë shumë se 2 prona të patundshme dhe 2% e të përgjigjurve kanë deklaruar se ‘nuk zotërojnë’ asnjë pronë të patundshme.
Pasuri të patundshme në nivele të kënaqshme kanë edhe familjet huamarrëse. 94% e tyre zotërojnë 1-2 prona të patundshme në momentin eintervistimit dhe kjo peshë është rritur në gjysmën e dytë të vitit 2018. Në shumicën e rasteve, këto prona janë një shtëpi banimi ose kombinimi i një shtëpie dhe një sipërfaqe toke. 4% e familjeve e tyre deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se dy prona’ dhe 2% deklarojnë se ‘nuk kanë asnjë pronë të patundshme’.

Gjysma e familjeve nuk zotërojnë kursime

Teksa zotërimi i pasurive është në nivele tëadmirueshme, pothuajse nga të gjitha familjet, gati gjysma e tyre nuk zotëron asnjë pasuri financiare si llogari bankare apo depozita.
Nga përgjigjet e dhëna, rezulton se 43% e totalit të familjeve të kampionit të vrojtuar deklaruan se nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare dhe kjo ështërritur me 14 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e kaluar.
Duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ‘nuk kanë asnjë llojpasurie financiare’), rezulton se ‘depozitat dheose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të kampionit të familjeve,64% e rasteve të raportuara.
Nga ana tjetër, duket se familjetu janë drejtuar formave të tjera të investimit të pasurisë financiare brenda sistemit (në total), pasi pesha totale e tyre ka shënuar rritje krahasuar me 6-mujorin e kaluar, përkatësisht me 5 pikë përqindje të totalit të familjeve. Kontributin kryesor në këtë rritje e ka pasur rritja e rasteve të investimit në fonde private tëpensionit.
Në përgjithësi, pesha e rasteve të mbajtjes së pasurisë financiare brenda sistemit depozita/llogari bankare, investime të tjera), ka shënuar rënie si për grupin e familjeve huamarrësve dhe për totalin e familjeve, e ardhur kryesisht nga rënia e peshës së depozitave/llogarive bankare në strukturën e pasurisë financiare të familjeve.

Të ardhurat nga vijnëdhe shpenzimet ku shkojnë

Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2018, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të të ardhurave, duket se është zhvendosur pak drejt niveleve mesatare të të ardhurave krahasuar me 6-mujorin e kaluar.
Kështu, pjesa më e madhe e familjeve (rreth 53% e tyre) vijojnë të mbeten në nivelin ‘17-50 mijë lekë’, ndërsa rreth 28% e tyre i përkasin nivelit të të ardhurave mujore ‘50-100 mijë lekë’. Krahasuar me vrojtimin e kaluar, të dyja këto pesha janë rritur respektivisht me 1 pikë përqindje.
Në shpërndarjen e familjeve, sipas nivelit të shpenzimeve të domosdoshme të jetesës, pjesa më e madhe (rreth 52% e të përgjigjurve) vijojnë të deklarojnë shpenzime mujore në nivelin ’20-50 mijë lekë’, dhe kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar, dhe me 1.6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, pesha e familjeve që deklarojnë shpenzime në nivele të larta (‘mbi 50 mijë lekë në muaj’) ka shënuar rënie të lehtë në terma 6-mujorë, por është rritur në terma vjetorë.
Prirja e kundërt vihet re në rastin e dy grupeve me nivelet më të ulëta të shpenzimeve. Si rezultat, struktura e shpërndarjes së familjeve sipas nivelit të shpenzimeve, duket disi e zhvendosur drejt një niveli më të lartë shpenzimesh mujore.
Indeksi i të ardhurave dhe indeksi i shpenzimeve kanë shënuar rritje gjatë periudhës së vrojtuar, duke rezultuar në vlera të përafërta. Gjithsesi, rritja e indeksit të të ardhurave ka qenë pak më e lartë se ajo e indeksit të shpenzimeve, duke rezultuar në një përmirësim të lehtë të balancës midis të ardhurave dhe shpenzime të familjeve.
Euroizimi i të ardhurave të familjeve shqiptare vijon të mbetet i ulët, ku vetëm 14% e të përgjigjurve deklarojnë se kanë të ardhura në valutë (kryesisht në euro) në raporte të ndryshme ndaj totalit të ardhurave mujore. Kjo peshë ka mbetur e pandryshuar në dy vitet e fundit.

Burimet e të ardhurave

Numri total i anëtarëve të familjeve që sigurojnë të ardhura nga punësimi apo vetëpunësimi në sektorët shtetërorë, privatë ose burime të tjera, ka shënuar rritje në terma 6-mujorë (me 2.2%) dhe në terma vjetorë (me 1.8%).
Në vitin gjashtëmujorine dytë 2018, rritja në terma vjetorë ka ardhur nga rritja e të punësuarve në sektorin privat (me 3.9%) dhe rritja e numrit të tëvetëpunësuarve (me 7.6%), ndërkohë që numri i të punësuarve në sektorin shtetëror ka rezultuar në rënie me 11.7% gjatë vitit.
Numri i familjeve që kanë deklaruar dhe burime të tjera të qëndrueshme të ardhurash (si qira, interesa bankare etj.) është rritur lehtësisht, duke arritur në 11% të tëpërgjigjurve ose gjithsej 118 familje. Në këtë grup familjesh, rreth 59% e tyre deklarojnë si burime alternative të ardhurash ‘interesat nga kursimet (depozita, bono thesari etj.)’, 25% deklarojnë të ardhura nga ‘qiradhënia e pronave’ dhe 4% nga ‘interesa të fituara nga para të dhëna hua të tretëve’. Pjesa tjetër e familjeve deklarojnë kombinim burimesh, kryesisht nga qiradhënia dhe interesat nga kursimet.
Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe shpenzimeve të familjeve në tërësi, është rritur gjatë periudhës së vrojtuar. Rritja e të ardhurave ka qenë disi më e lartë në krahasim me shpenzimet, gjë që ka sjellë një përmirësim të lehtë të balancës financiare (të ardhura – shpenzime) të familjeve.

26% e familjeve me borxhe

Rreth 26% e familjeve deklaruan se 6-mujorin e dytë të vitit 2018 kanë hua për të paguarpavarësisht llojit, burimit apo vlerës së kësaj huaje. Kjo peshë ka rënë me 2 pikë përqindje krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, duke mbetur nën mesataren historike të vrojtuar. Te këto familje, indekset e të ardhurave dhe të shpenzimeve kanë shënuar rënie gjatë periudhës.
Rreth 70% e vlerës së huasë është siguruar nga burime formale dhe 30% nga burime joformale. Kjo strukturë reflekton rënien e ndjeshme të huamarrjes formale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë. Në përbërjen e tepricës sëhuasësipas monedhës, rezulton se rreth 86% e saj deklarohet në lekë, ndërsa 14% në euro.
Sipas qëllimit të përdorimit, rreth 27% e tepricës së huasë deklarohet për blerjen/riparimin e një prone, 44% për zhvillimin e një biznesi dhe vetëm 9% për konsum. Gjatë periudhës së vrojtuar, pesha e huamarrjes për ‘blerje/riparim prone’ ka shënuar rënie, ndërkohë që pesha e huamarrjes për ‘zhvillim biznesi’ dhe për ‘konsum’ është rritur.

Sa është i përballueshëm borxhi

Shumica e familjeve huamarrëse (82%) deklarojnë që kësti ihuasë nuk ka ndryshuar gjatë 6-mujorit të dytë 2018. Balanca neto e pjesës tjetër të përgjigjeve tregon për një rënie të këstit të kredisë gjatëperiudhës, por me një ritëm më të ulët krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar. Rreth 59% e familjevehuamarrëse deklarojnë se aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të përgjigjeve rezulton në përmirësim të aftësisë së tyre paguese, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2019, rreth 80% e familjeve nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të tëpërgjigjurve tregon për pritje më të dobëta. Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së parë të vitit 2019, vlerësohet disi në rënie krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë, gjë që dëshmon për një kërkesë ende të paqëndrueshme të familjeve për huamarrje.

Në rreth 31% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e kredisë nga institucione financiare, ku 27% e rasteve janë në trajtë kredie dhe 4% janë në trajtë kartash krediti dhe overdraft. Kjo peshë ka shënuar rënie me rreth 7 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe me 4 pikëpërqindje krahasuar me një vit më parë. Në rreth 44% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e prasë në dorë, duke shënuar rritje me 6 pikëpërqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe rritje me 3 pikë %. Peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (22% e rasteve të huamarrjes), por në rënie gjatë periudhës së vrojtuar./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni29/04/2019 09:51

Idjotesi? Jan pronat dhe pasurija qe u ka ra bretku neper bote shqiptareve emigrante, ku i kan investuar kursimet ne tull e llac, sepse dihet si na lane sistemi i te pa udheve te vitevepara 90tes.Sot kta kelyshet ete djeshmit na i nxerrin shqiptaret me prona ! Por,,, te varfer. Sbulim iralle! Dje ishin pashallaret e kuq sot ju ka ra pak boja dhe jan kthyer ne pashallare roze ca mashtrimi.nuk kan lene prona pa pervetesuar.!.Si nuk doli nje analist leshi dhete tregonte se sa bejlere dhe te pasur u zhduken nga partija komuniste , partija e punes dje, dhe kush jan ato qe kan ozupuar pronat e ashtuquajturave prona shtetrore , ku ishte ai lesh shteti qe u ba pronar, shqiptaret nuk u krijuan ne 44tren, nuk u krijuam si rrac ne kohen e komunizmit,.pronat i kan ruajtur dhe i kan pas me shum shekuj me rradh.edhe malin e kan pas te ndar me kufij , kullotat, ujrat, zabelet dhe cdo gje.Me duket se jemi kthyer tek rreforma agrare e ppunes fiks ne 2019ten.Shteti te lavdrohet me infasrukturat, spitalet , rendin ?he gjerat qe i perkasin shtetit? Tek ne shteti isotem kakrijuar bejleret e rinj me gjak komunisti dhe qertefikat shtetrore neodemokeate.te varferit tek ne shtohpen, shumica e shqiptareve nuk mumden me hanger copa tulle e llaci nga posurija qe mund ta quani ju.ka ardhur koha qe ne edhe shum shtete jo ne europ por edhe ne afrik nuk e kan problem buken sic ekemi ne n shqipri.Por! Tek ne shtypi jep realitetin e vipave (familjareve te oligrksis shteterore), nje rrealitet jo i drejte, nje thenje e vjeter; (RUAJU LUFTES DHE URREJTES TE FUKARAs) se ato ta shembin qatin mbi koke.

Shto koment

Denonco