Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Vrojtimi: 44% e familjeve shqiptare, në borxhe me para në dorë

Vrojtimi: 44% e familjeve shqiptare, në borxhe me para në dorë

13:59, 26/04/2019
A+ Aa A-

Huaja informale është një burim i madh financimi për familjet shqiptare dhe plotëson mbi 30 % për nevojave për financim.

Banka e Shqipërisë ka ushtruar një vrojtim mbi një kampion rastësor prej 1210 familjesh, ku 54% e tyre jetojnë në zona urbane dhe 46% në zona rurale të vendit për të vlerësuar gjendjen financiare. Rezultatet e vrojtimit kanë treguar se në rreth 44% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’, duke shënuar rritje me 6 pp krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe rritje me 3 pp krahasuar me vitin e kaluar.

Peshë të  konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (22% e rasteve të huamarrjes), por në rënie gjatë periudhës së vrojtuar

Në rreth 31% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e ‘kredisë nga institucione financiare, ku 27% e rasteve janë në trajtë kredie dhe 4% janë në trajtë kartash krediti dhe overdraft.  Kjo peshë ka shënuar rënie me rreth 7 pp krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe me 4 pp krahasuar me një vit më parë.

    Duke e analizuar tepricën e huamarrjes sipas burimit të saj rezulton se rreth 70% e tepricës vjen nga burime formale dhe rreth 30% nga burime joformale.

    Sipas vrojtimit të Bankës kjo strukturë reflekton rënien e ndjeshme të huamarrjes formale krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë.

    Duke e analizuar tepricën e huasë sipas qëllimit të përdorimit, rezulton se rreth 27% e saj është përdorur për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 44% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe vetëm 9% e tepricës është përdorur me qëllim ‘konsumi’.

    Qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten: ‘për konsum’ në 37% të rasteve të huamarrjes, ‘për blerje/riparim i një prone’ në 26% të rasteve dhe për ‘zhvillim biznesi’ në 15% të rasteve. Për dy zërat e parë, peshat kanë qenë në rritje në terma 6-mujorë (konsumi me 3 pp dhe blerje/riparim prone me 1 pp), por në rënie dhe të pandryshuara në terma vjetorë (respektivisht me -5 pp dhe 0 pp). Ndërkohë, rastet e huamarrjes (dhe pesha në grup) me qëllim ‘zhvillim biznesi’ ka qenë në rënie krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por ka mbetur mbi peshën e rezultuar një vit më parë .

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco