Shtrëngohen kreditë! Bankat kritere shtesë për individët dhe bizneset

Shtrëngohen kreditë! Bankat kritere shtesë për individët dhe bizneset

20:27, 19/04/2019
A+ Aa A-

Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë shtrënguar standardet për dhënien e kredive. Banka e Shqipërisë në një vrojtim thekson se në tre muajt e   parë të vitit pati  u dhanë më pak kredi e ndikuar kjo prej pritshmërive për situatën ekonomike dhe aftësisë paguese. Kriteret për marrjen e një kredi u shtuan si për bizneset po ashtu edhe për individët

Ekonomia shqiptare është mbështetur më pak nga sistemi bankar në tre muajt e parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë në vrojtimin e fundit konstaton se standardet  e  kreditimit  për  bizneset u  shtrënguan qoftë në sektorin e investimeve apo dhe  për kërkesat për likuiditete në  segmentin  e  biznesit  të  madh. Por edhe Kërkesa  për të marrë financime prej institucioneve financiare u vlerësua më e ulët, sidomos tek bizneset e vogla e të mesme.

Një trend negativ është shënuar dhe për kreditë me  qëllim  blerje  banese, apo për konsum prej individëve.

Shqetësues është fakti se bankat janë treguar të rezervuara për faktin se nuk presin përmirësim të situatës ekonomike në vend apo përmirësim të aftësisë paguese të kredimarrësve si edhe rreziqet lidhur me kolateralin; si edhe toleranca  e  bankës  ndaj  rrezikut. Ky raport duket se është pikë kthese për kreditimin, pasi në fund të vitit 2018 u shënua një rritje e shumës që bankat dhanë për individët apo dhe bizneset.

Megjithatë në raportin e bankës së Shqipërisë Në tremujorin e dytë të vitit 2019, bankat presin të aplikojnë standarde kreditimi disi më të lehtësuara për bizneset, ndërkohë që kërkesa për kredi pritet të jetë më e lartë në të dy segmentet  e bizneseve.

Standardet e kreditimit  priten  të  lehtësohen  edhe  për  individët  në  tremujorin e dytë  të  vitit  2019,  duke  qenë  në  të njëjtën linjë me pritjet e bankave për një kërkesë të shtuar nga kjo kategori. Oranews 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco