Kursi i këmbimit valutor, e hënë 15 prill 2019

Kursi i këmbimit valutor, e hënë 15 prill 2019

10:33, 15/04/2019
A+ Aa A-

Tregu i këmbimit valutor vendas është hapur me një forcim të monedhave kryesore ndërkombëtare, përveç dollari amerikan. Rritjen më të madhe këtë të hënë e ka regjistruar paundi britanik. Referuar të dhënave të ‘’Credins Bank’, sterlina ka zhvlerësuar monedhën vendase, lekun më plot 1 pikë dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 143 lekë në blerje dhe 144 lekë në shitje.

Ndërkohë, pasi e mbylli javën me një rënie të thellë me 1.3 pikë, valuta e Eurozonës ka rimarrë veten këtë të hënë. Euro u rrit me 0.8 pikë gjatë ditës së sotme, për t’u ngjitur në kuotën e 123.8 lekëve.

Një rritje me 0.7 njësi për lekë ka regjistruar edhe dollari australian gjatë ditës së sotme duke rifituar pikë nga dita e premte. Monedha këmbehet sot për 78.2 lekë në blerje dhe 79.1 lekë.

Nga ana tjetër, situata nuk paraqitet aspak pozitive për valutën amerikane. Pas humbjes me 1 pikë ditën e premte, dollari amerikan vijon të mbetet i dobët përballë lekut. Valuta është zhvlerësuar sërish sot me 0.6 pikë, për të zbritur në nivelin e 109.2 lekëve.

Sa i takon valutave të tjera të huaja, franga zvicerane është rritur me 0.5 pikë këtë të hënë, kurse dollari kanadez ka regjistruar një rënie të lehtë me 0.3 njësi për lekë, për të zbritur në kuotën e 81.7 lekëve./Scan.tv

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco