Fierza drejt 'Pikës së Vdekjes'/ Vendi pranë situatës kritike për energjinë

Fierza drejt 'Pikës së Vdekjes'/ Vendi pranë situatës kritike për energjinë

16:45, 25/03/2019
A+ Aa A-

Mungesa e reshjeve dhe rënia e prurjeve të lumejve po e çojnë drejt tharjes basenin më të madh ujëmbledhës!

Drini i Bardhë dhe Drini i Zi nuk sjellin më shumë se 170 metër kub ujë në sekondë, ndërsa shkrirja e reshjeve të dëborës nuk pati efektet e pritshme. Niveli i ujit bie çdo ditë drejt 255 metra, thënë ndryshe rreth 40 metra ujë më pak se kuota maksimale ku liqeni ishte në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Kujtojmë se në kuotën 240 metra puna në hidrocentral ndalet, çka mund të fuste në kolaps furnizimin me energji elektrike të vendit.

Të dhënat e INSTAT për dymujorin e parë të vitit 2019 treguan një rënie me 5.1 % të eksportit të energjisë elektrike, që për vite me radhë ka qenë treguesi kryesor në rritjen ekonomike.

OSHEE po blen energji për të furnizuar konsumatorët, në një kohë kur ndryshimet klimatike po bëhen gjithëmonë e më të theksuara, kjo pamje mund të kthehet në e zakonshme. Vetëm në janar u shpenzuan 30 milionë euro për të përballuar konsumin.

Vitin e shkuar ishte pikërisht eksporti i energjisë elektrike që ndikoi në rritjen mbi 4 për qind të ekonomisë së vendit, por duket se nga janari pikërisht ky sektor do të jetë vendimtar në nivelin e borxhit të Shqipërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco