Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Pagat mjerane: shqiptari i Shqipërisë blen 43% më pak se ai i Kosovës

Pagat mjerane: shqiptari i Shqipërisë blen 43% më pak se ai i Kosovës

13:49, 20/03/2019
A+ Aa A-

Shqipëria ka pagat mesatare më të ulëta në rajon, thotë Instituti i Vienës për Studime Ekonomike dhe Banka Botërore në një raport të publikuar për tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Por, deri këtu nuk ka ndonjë risi. Raporti analizon me detaje se sa është diferenca reale me rajonin, pra e konvertuar në standard jetese dhe çmime. Në Shqipëri paga mesatare në 372 euro për frymë rezulton të jetë padiskutim më e ulta në rajon, shkruan Scan.tv.

Kosova është e parafundit në listë me një pagë në 511 euro, pra 37% më e lartë së në vendin tonë, ndërkohë që në Mal të Zi fiksohet në 765 euro, pra mbi dy herë më e lartë. Të dhënat e fundit i referohen vitit 2017 dhe tregojnë se gjatë këtij viti, Shqipëria njeh rritjen më të madhe të pagave në rajon, me 6.6%. Edhe të konvertuara në paritetin e fuqisë blerëse, rezulton se pagat e shqiptarëve janë ato më të ulëtat në rajon. Pra, një shqiptar mesatar blen bindshëm më pak se fqinjët e tjerë me pagën e tij.

Një shqiptar i Kosovës, i cili ka pagën e dytë më të ulët në rajon blen 43% më shumë produkte ( të njëjtat produkte),  se një shqiptar i Shqipërisë. Edhe sa i përket kostos së punës në orë, padiskutim që Shqipëria është e fundit, me vetëm 2.41 euro në orë për një biznes, nga ku 2.02 euro shkojnë për rrogat. Ky është niveli më i ulët në rajon. Në koston e punës, veç pagës hyjnë edhe taksat dhe kontributet shoqërore, si dhe trajnimet që paguan punëdhënësi, pra sa i kushton atij 1 orë pune e një punëmarrësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco