A ia vlen të qëndrosh apo të ndërrosh punë në Shqipëri?

A ia vlen të qëndrosh apo të ndërrosh punë në Shqipëri?

18:45, 13/03/2019
A+ Aa A-

Nga Erald Pashaj, EPPC Albania & Kosovo ltd.

Koha kur njerëzit në Shqipëri fillonin punë pas shkollës së mesme apo të lartë dhe dilnin në pension në po atë punë, ka përfunduar!

Pyetja që më bëjnë shumë shpesh është: - Sa duhet të qëndroj në një punë? Mos ka ardhur koha të shoh për di? Ka tjetër?

Në shumicën e rasteve iu përgjigjem varet, sepse vërtetë varet nga shumë faktorë, të cilët ndryshojnë nga lloji i punës dhe individualiteti i ?do personi. Sa herë më bëhet kjo pyetje, e filloj bisedën duke iu bërë vetëm një pyejte: - Sa i/e kënaqur je në punën që bën tani? Këtu qëndron zanafilla.

 Qëndrimi në një punë të caktuar lidhet drejtpërdrejtë me 3 faktorë kryesorë: 

Sa i kënaqur je në punën aktuale? Kjo pyetje mund të marrë shumë përgjigje, por unë po i grupoj në 5 variante kryesore;

1. shumë i pakënaqur, 2. i pakënaqur, 3. neutral, 4. i kënaqur dhe 5. shumë i kënaqur.

Nëse jeni shumë të pakënaqur dhe të pakënaqur, atëherë ?farë prisni? A ka më keq se të jesh keq? Bëni ?do gjë që të gjeni një punë tjetër. Nëse jeni neutral dhe në pritje që dikush t’ju propozojë di?ka, të cilën ju ta mendoni e më pas të merrni vendimin për një punë tjetër, atëherë mendoj se pritja juaj është e kotë. Një gjë e tillë mund të ndodhë shumë, shumë rrallë, ndërkohë që ju jetoni në një trishtim të vazhdueshëm. Mendoj që është koha të merrni një vendim, ose të qëndroni dhe të kënaqeni me atë që keni, ose të lëvizni, të rrezikoni dhe të përpiqeni të arrini atë që doni.

Çfarë natyre je? Natyrisht që natyra juaj ndikon plotësisht vendimet që do të merrni. Në vlerësimet Extended DISC ne në EPPC i ndihmojmë kompanitë dhe punonjësit; Kompanitë arrijnë të rekrutojnë dhe zhvillojnë punonjësit e duhur, ndërsa punonjësit që të njohin më mirë veten dhe të identifikojnë aspektet që duhet të përmirësojnë. Vlerësimi përcakton saktë tipologjinë e individit, nëse ai/ajo është i orientuar nga njerëzit apo nga detyra. Analiza e profilit personal të individit lidhet drejtëpërdrejtë me vendimet që ai/ajo merr për të ndryshuar apo jo punë. Sa më të hedhur, të paduruar, shprehës, etj., të jemi aq më shpesh ndërrojmë punë dhe sa më qetë, të duruar dhe analitik të jemi, aq më pak mendojmë për të ndërruar punë.

Mundësitë që ofron tregu. Tregu i punës është plotësisht i lidhur me ecurinë e ekonomisë së vendit. Nuk mund të ketë shpërthim të tregut të punës, nëse ekonomia nuk lulëzon ose rritet ndjeshëm. Të kërkojmë punën e ëndrrave në një ekonomi të dobët, me prodhim të brendshëm bruto ndër të fundit në Evropë, është thuajse e pamundur. Prandaj në Shqipëri, ata që kanë punë të mira nuk lëvizin për shumë e shumë vite, sepse pavarësisht kënaqësisë së tyre në punë, apo natyrës së tyre, tregu nuk iu ofron më mirë.

A janë vetëm 3 faktorët më lartë që përcaktojnë qëndrimin ose jo në një punë? Jo! Ata janë faktorë kryesorë, por ka edhe të tjerë, si: 

1. Mosha;
2. Mjedisi i punës;
3. Lloji i punës që bën;
4. Ambicja;
5. Gjendja familjare;
6. Gjinia;
7. Vendbanimi;
8. Profesioni specifik;
9. Etj.

Pra qëndrimi ynë në një punë varet nga shumë faktorë që kur ndërthuren me njëri-tjetrin, e bëjnë edhe më të ndërlikuar vendimin për ndryshim. Gjithsesi, bazuar në “Sondazhin e kënaqësisë në punë” që ne realizuam në fund të vitit 2017, rezultoi se qarkullimi më i madh është te: 

1. Të rinjtë deri në moshën 29 vjec;
2. Personat me paga të ulta;
3. Meshkujt në krahasim me femrat;
4. Personat me punë të pakualifikuara;
5. Profesonistët e mesëm që nuk paguhen shumë dhe mund të gjejnë më mirë (psh: infermiere, elektricist, teknik ndërtimi, montues pllakash apo guri, etj)

A është i mirë ndryshimi i punës apo jo? – Përsëri varet. Shpesh herë është i mirë ose shumë i mirë dhe shpesh herë nuk është i mirë. Duket si një përgjigje diplomatike, por kjo është e vërteta. Në EPPC i këshillojmë kandidatët që nëse lëvizin, atëherë duhet që lëvizja të jetë progresive, pra në rritje në pozicion ose në një kompani më të madhe e me reputacion më të mirë se ajo ekzistuese. Lëvizja progresive është thelbësore për një karrierë të shëndetshme. Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është dhe paga. Ne rekomandojmë që lëvizja nga një punë në një tjetër duhet të vijë me rritje page prej të paktën +30% (duke hamendësuar se kushtet e tjera janë të njëjta).

Kohëzgjatja e qëndrimit në një punë të caktuar lidhet edhe me llojin e punës që bëjmë. Sa më i ulët kualifikimi që kërkon puna, pra kur flitet për një punë që mund të bëhet nga kushdo, me pak ditë trajnim, aq më i shkurtër është qëndrimi në një punë të tillë, dhe e anansjellta. Punët e pakualifikuara kanë një qëndrim mesatar 1-2 vite, punët mesatarisht të kualifikuara kanë një qëndrim nga 2-6 vjetë dhe punët e kualifikuara kanë qëndrime të gjata 6-15 vjet, por edhe më shumë. Natyrisht që sa më lart lidhen drejtpërdrejtë me shpjegimet e sipërpërmendura.

Së fundi, këshilla ime do të ishte që secili të marrë atë vendim që i hap më shumë dyer nesër dhe të mos tërhiqet nga faktorë të izoluar siç mund të jetë edhe paga më e lartë, por që lidhet me një vend pune që nuk të krijon asnjë mundësi më shumë në të ardhmen.

E rëndësishme është që të jeni të qartë për mundësitë që ekzistojnë dhe për atë që kërkoni, sepse kush kërkon gjen, edhe në Shqipëri! 

Faleminderit për kohën tuaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci13/03/2019 18:54

Meritokracine o robo kan 30 vjet qe kan (me falni per shprhjen) shkerdhy me radhe partite e vogla e te mdhoja. Specialistet ne Shqipni jan shpall armiki klases. E me radhe kan lon hijen e kan hik jashte. Vreni sot Ramen qe hapi gjoja zyra punsimi po sic e pate shifen ma para garancite partiake e jo specialiteti. Ne Shqipni osht mire me gjet pune jashte e lum kush puno simas specialitetit, po edhe ato qe spunojn specialitet per shkak te imkompatiblititetit jan 100 here ma mire se katrahura shqiptare e punsimit ku cdo titullar mledh mas vetes hajdutet e kudo shko i mer me vete heq ca e ve te vetet. Vreni ministrat ke lujne e ke vejne. Vejn ata qe meren me tendera, vejn shefin e burimeve njerzore, vejn ata qe bojn sekserin etj etj. Shkurt titullari mer me vete kudo qe shko shpuren e hajdutve.

Shto koment

Denonco