Industria e cigareve kundër reduktimit të dyqaneve: Do të lulëzojnë pikat ilegale

Industria e cigareve kundër reduktimit të dyqaneve: Do të lulëzojnë pikat ilegale

08:11, 07/03/2019
A+ Aa A-

Përfaqësuesit e kompanive të shpërndarjes në vend janë shprehur njëzëri kundër një nisme të Ministrisë së Shëndetësisë e cila synon që të ulë konsumin e cigareve përmes kufizimit të pikave të shitjeve, të cilat do të duhet të pajisen me licencë të veçantë.

Në një material,  argumentat e të cilës ata ia kanë bërë me dije edhe Ministrisë së Shëndetësisë, ata pohojnë se kufizimi i numrit të pikave legale të shitjes, do të kishte pasoja të paimagjinueshme për tregtinë dhe tregtarët e ligjshëm të produkteve të duhanit, duke rrezikuar mbylljen e dyqaneve të vogla, ndërkohë që nuk do të ndikojë në uljen e konsumin dhe as do të reduktojë informalitetin, përkundrazi do ta rrisë atë, duke shkakruar një dëm shtesë në buxhet prej rreth 20 milionë eurosh.

Përfaqësuesit e industrisë i kanë bërë me dije Ministrisë së Shëndetësisë se cilat mund të ishin pasojat e pritshme:

Për një pjesë të pikave të vogla të shitjes,  produktet e duhanit janë nga artikujt kryesorë të shitjes që i sjellin fitime sa për ta mbajtur biznesin të hapur. Ndalimi për të shitur produkte duhani mund ti falimentonte si biznese.

Këto hapësira të lëna bosh, do të plotësohen shumë shpejt nga shitësit ilegale, me produkte ilegale.

Përfaqësuesi e industrisë vlerësojnë se në harkun e jo më pak se një viti, tregtia ilegale do ta tejkalojë shifrën e 50% (nga 40% që vlerësohet se është aktualisht). Dëmi financiar në buxhetin e shtetit do të jetë edhe rreth 20 milionë euro tjera.

Reduktimi i numrit të Pikave të Shitjes, nuk redukton konsumin. Duhet të kemi parasysh lokalizimin e duhanpirjes. Në Shqipëri, lokacionet me nivel më të lartë duhanpirje janë ato të zonave urbane dhe rurale, me të ardhura të ulëta.

Sipas të dhënave të krahasuara në disa shtete të Bashkimit Europian ka një mungesë lidhje mes numrit të pikave të shitjes dhe nivelit të duhanpirjes. Gjermania, që është në vend të dytë pas Spanjës, në terma numerike të pikave të shitjes, ka nivel më të ulët duhanpirje (në total dhe në moshën e re), sesa Franca, që ka shumë më pak pika shitje per banorë.

Informaliteti 40%

Sipas vlerësimeve të industrisë, që nisen nga importet zyrtare dhe treguesit e konsumit të publikuara në një raport të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizatës Botërore të Shëndetit 35% e popullisë së rritur ose e thënë ndryshe rreth 650-700,000 konsumatorë, ka një konsum total nga 5-5.5 miliard fije. (Këtu nuk  përfshihet konsumi nga ana e turistëve. Sipas INSTAT Shqipërinë e vizitojnë mbi 5 milion persona me një qëndrim mesatar 4 ditë, ç’ka do ta rriste konsumin faktik edhe me rreth 1 miliardë fije të tjera). Në kushtet kur në Shqipëri importet zyrtare janë rreth 3 miliardë fije, llogaritet se tregtia e paligjshme në produktet e duhanit mbulon mbi 40% të nevojave të tregut dhe shteti humbet mbi 90 milion euro Akcizë, TVSH dhe taksa doganore). Si rrjedhojë, duhet treguar shumë kujdes që vendosja e rregullave kufizuese për bizneset formale të mos bëhet kundër-efikase dhe t’i shërbejë direkt furnizuesve të paligjshëm, kanë pohuar përfaqësuesit e industrisë.

Sipas tyre, mbi 40% e volumit tëprodukteve të duhanit sot në Shqipëri shitet në mënyrë të paligjëshme nëpër rrugë, në tregjet e hapura, në tezga, nga tregtarë ambulantë, në dyqanet e vogla nëpër rrugica dytësore në qytete dhe në fshatra. Ata pohojnë se lufta ndaj informalitit duhet filluar nga ndalimi i pikavë të shitje të paligjëshme, të cilat jo vetëm nuk paguajnë asnjë taksë sipas ligjit, por shesin produkte të pakontrolluara nga pikëpamja e standarteve të vendosura për prodhimin, importimin e shitjen e këtyre produkteve.

Rasti i Hungarisë

Hungaria është shteti i vetëm në Europë që ka ndjekur një model të tillë, të kufizimit të pikave të shitjes përmes licencave të posaçme.  Në rastin e Hungarisë,  numri i licensave ra nga  42,000 në 7,000 në një vit, duke prezantuar paralelisht dhe një tarifë të lartë për shumicën e pikave të shitjes dhe u shoqërua me rritje të papunësisë, veçanërisht në bizneset e vogla, sipas lajmeve të publikuara në median hungareze. Reduktimi i pikave të shitjes, shkaktoi dyfishimin e tregtisë së paligjshme në dy vjet, nga 4.2% në 7-10%.

Përfaqësuesit e sektorit pohojnë se duke u nisru dhe nga rasti i Hungarisë, reduktimi i ofertës, ndërkohë që kërkesa është konstante, rezulton në rritje të tregtisë së paligjshme. Zvogëlimi i numrit të pikave të shitjes me shpresën për të reduktuar disponibilitetin e duhanit, nuk e adreson kërkesën për këto produkte. Nëse blerja e produktit të duhanit, bëhet më pak komod për blerësit duhanpirës, reagimi i pritur është që të gjejnë mundësi alternative, si burime të pakontrolluara në tregun e zi, duke rezultuar në rritje të tregtisë së paligjshme, që sjell një sërë pasojash, duke perfshirë dhe aksesin e pa kontrolluar të të rinjve ndaj duhanit.

Reagimi i Ministrisë

Në një dalje për media, Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se procesi është ende në fazë konsultimi dhe synon forcimin e masave kundër duhanpirjes në ambientet publike. “Do të ketë ashpërsim të masave sa i përket atyre subjekteve që pas vendosjes së disa gjobave vijojnë të thyejnë ligjin. Për këto raste do të propozohet deri në heqje të licencës”, ka pohuar ajo./Monitor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco