Dalin afatet kur duhen paguar taksat vendore 2019 në Tiranë

Dalin afatet kur duhen paguar taksat vendore 2019 në Tiranë

11:50, 25/02/2019
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës njoftoi subjektet që ushtrojnë aktivitet ose zotërojnë një apo më shumë prona të kategorisë njësi shërbimi në territorin e Bashkisë Tiranës se: janë gjeneruar taksat dhe tarifat vendore për vitin 2019.

Afatet

Pagesa e Detyrimit për vitin tatimor duhet të kryhet:

-Tarifa e Pastrimit, Taksa e Infrastrukturës Arsimore dhe Taksa e Tabelës, brenda datës 20 Prill 2019

-Taksa mbi ndërtesën, Taksa mbi truallin dhe Taksa mbi Tokën Bujqësore mund të paguhet në dy këste.

Kësti 1: (50% e vlerës) brenda datës 20 Prill 2019. Kësti 2: (50% e vlerës) brenda datës 30 Qershor 2019.

Mënyrat e pajisjes me detyrimin tatimor

Çdo subjekt mund te njihet me detyrimin përmes:

-faqes zyrtare të DPTTV (www.dpttv.gov.al), pasi të jetë pajisur me kredencialet

-sporteleve të asistencës në DPTTV

-portalit e-albania

-operatoret financiarë Easypay, AK-invest dhe Unioni Financiar.

-kërkesës me e-mail në adresën taksat@tirana.al (për personat që jetojnë jashtë territorrit të Republikës së Shqipërisë dhe kanë në pronësi njësi shërbimi ose në pronën e tyrë ushtrohet aktivitet)

Pagesa mund të kryhet pranë Postës Shqiptare, bankave të nivelit të dytë, operatoret e tjerë financiarë Easypay, AK-invest dhe Unioni Financiar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco