VIDEO/ E dhimbshme - Fermerët në Korçë presin pemët se nuk i shesin dot, në tregje çmimet në stratosferë

VIDEO/ E dhimbshme - Fermerët në Korçë presin pemët se nuk i shesin dot, në tregje çmimet në stratosferë

20:44, 19/02/2019
A+ Aa A-

Fermerët e Dvoranit në Korçë po i shkulin mollët nga rrënjët. Pemët, që ju kanë dhënë fruta për një periudhë 20-vjeçare, tani do t’ju shërbejnë për ngrohje. Në pemetoren prej 500 dynymë të Taulant Huthit, janë prerë mbi 500 rrënjë molle.

Të njëjtin vendim kanë marrë edhe fermerët e tjerë. Mungesa e tregut ka detyruar ata të shesin prodhimin nën kosto për disa vite, duke i çuar drejt falimentimit.

Zbritja e çmimit të mollës gjatë këtij viti, deri në 3 lek për kilogramë, i shtyu t’i presin pemëtoret, duke i dhënë fund kultivimit të mollës në zonen që identifikohet me këtë frut.

“Kam shitur 200-250 kuintal mollë dhe çmimi i mollëve është akoma një pako mastik. Kemi disa vite që bëjmë shpenzime dhe nuk fitojmë asgjë. Vjet dhe sivjet, çmimet më të ulëta. Unë kam prodhuar rreth 250 kuinatlë, 200 i kam shitur, por sa lekë e ke shitur do thuash? 100, 150 lekë dhe 30 lekë e fundit. Në fund me 30 po i shesim. Vijnë makinat furnizohen dhe shkojnë në Bullgari për lëng”, janë shprehur fermerët e zonës për mikrofonin e Abc News.

Shumica e fermerëve të Dvoranit ankohen se nuk kanë përfituar asnjëherë subvencione nga skemat mbështetëse të bujqësisë, çfarë do t’i ndihmonte të përballonin shpenzimet e larta, që kërkon sidomos prodhimi i mollëve.

Pamundësia për të shitur prodhimet, po i bën fermerët e Dvoranit të mendojnë pas mollëve të zëvendësojnë edhe pemët e tjera frutore. Ndërkohë që në tregjet e vendit çmimet e frutave dhe perimeve njohin vetëm rritje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco