FOTO/ Neptun bën bilancin për 2018 dhe shpalos vizionin për të ardhmen

FOTO/ Neptun bën bilancin për 2018 dhe shpalos vizionin për të ardhmen

13:29, 19/02/2019
A+ Aa A-

Kompania më e madhe e tregtimit te elektro-shtëpiakeve në Shqipëri NEPTUN organizoi me rastin e 25 vjetorit te operimit ne treg Konferencën për vitin 2018, konferenca e 10-të vjetore e cila tashmë është kthyer në një traditë.

Konferenca u hap nga Z. Alexandros Kosenas, drejtori ekzekutiv i Neptun. Ai e filloi fjalimin e tij duke falënderuar dhe përgëzuar stafin për arritjet e vitit 2018. Një vit që ka rezultuar i suksesshëm për Neptun dhe kjo në sajë të punës së madhe të të gjithë stafit.

Neptun për të disatin vit radhazi pati sërish rritje në tregun e brendshëm dhe kjo është vërtet diçka për t’u përshëndetur, u shpreh Z. Kosenas.

Neptun operon jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e më tej. Në Maqedoni, Neptun, është lider i tregut duke patur një pozitë mjaft dominuese, gjithashtu edhe në Kosovë, ku po zgjerohet dita ditës duke qenë prezent në pjesën më të madhe të shtetit.

Në Shqipëri rrjeti i dyqaneve Neptun do zgjerohet edhe me hapjen e 5 njësive të reja në 2019, me sipërfaqe shitje mbi 1300m2, si edhe do të zgjerohet njësia më e re biznesit, Smartpoint, me 2 dyqane të tjera si edhe me një linjë produktesh smart, të kryesuar nga Smartphonet, IT dhe aksesorët.

Image

“Po investojmë guximshëm për të qenë pranë një numri më të madh konsumatorësh edhe nëpër cepat më të largët të Shqipërisë dhe po marrim frytet e këtij investimi” – theksoi drejtuesi i Neptun.

Në fokus të zhvillimit për vitin 2019 do të jetë kategoria e Televizoreve, si edhe kategoria e Elektroshtëpiakëve të mëdha, ku nuk do të mungojnë risitë e produkteve si edhe skema promocionale me shumë leverdi për klientët.

Në këtë konferencë, një tjetër pikë e trajtuar gjerësisht ishte edhe rimodelimi i rrjetit te dyqaneve Neptun, duke filluar me dyqanin kryesor në QTU që tashmë është realitet, dhe që po e përmirëson ndjeshëm eksperiencën e konsumatorëve gjatë blerjes, duke e bërë lehtësisht të krahasueshëm me dyqane nga e njëjta industri në Evropën Perëndimore.

Shërbimi i klientit dhe Kujdesi pas shitjes do të jenë sfida kryesore për vitin që ka nisur “pasi duam ti përmbahemi zotimit, se jemi alternativa e parë për konsumatorin” - u shpreh drejtori ekzekutiv.

Image

Në fund të konferencës u ndanë dhe çmimet:

Dyqani më i mirë për 2018,

Shitësi më i mirë i vitit 2018,

Shitësi më i mirë në kategorinë e Produkteve te Medha

Partneri më i mirë

Dyqani Franchise me rritjen më të madhe- ky çmim për të nxitur modelin e ri të biznesit Franchise.

Secili nga fituesit mori një trofe si dhe një dhuratë nga kompania.

Tashmë për Neptun është e qarte si të ecë gjithmonë përpara për konsumatorët, duke qenë më afër tyre me anë të 26 dyqaneve në Shqipëri.

Me anë të disponibilitetit të produkteve gjatë ofertave të vazhdueshme dhe gjithashtu me anë të shërbimit ndaj klientit në një nivel që justifikon pritshmëritë e kompanisë si dhe mbulon kërkesat e konsumatorit.

Neptun është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashionit dhe atë minerare, si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Jumbo, SPAR etj. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco