Ambasadorja gjermane-qeverisë: Investitorët nuk duan administratë të korruptuar

Ambasadorja gjermane-qeverisë: Investitorët nuk duan administratë të korruptuar

21:15, 12/02/2019
A+ Aa A-

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, shpreh kritika të forta lidhur me kushtet që Shqipëria u ofron investitorëve të huaj. 

Gjatë fjalës së saj në pritjen e përvitshme të Shoqatës Gjermane të Insdustrisë dhe Tregëtisë, diplomatja tha se sipërrmarjet kërkojnë më shumë siguri dhe ministri që nuk janë të korruptuara.

Ambasadorja gjermane shuplakë qeverisë: Investitorët nuk kërkojnë korrupsion, por siguri ligjore

"Investitorët dëshirojnë të dëgjojnë histori suksesi nga sipërmarrje, të cilat janë tashmë prezente në tregun shqiptar.

Ajo çka kërkojnë investitorët në Shqipëri është: siguri ligjore, transparencë dhe një administratë mirëfunksionale, efektive dhe jo të korruptuar.

Për fat të keq, shpesh investitorët gjermanë dhe të huaj, të cilët kanë tashmë përvojë në tregun shqiptar, kanë shprehur kohët e fundit dyshime serioze dhe shqetësime të shtuara në lidhje me një mjedis jo “fair” dhe solid në sektorin e ekonomisë në Shqipëri", është shprehur Schutz.

Presidentja e DIHA-s, Stephanie Sieg, u ndal tek fenomeni i emigracionit duke theksuar se është momenti të tregohet kujdes në përmirësimin e kushteve në vend, me qëllim që të frenohet vrulli i emigracionit që po përjeton vendi .

"Si një shoqatë që ka në fokus të saj, përmirësimin e kushteve ekonomike, të cilat janë bazë për nxitjen e investimeve, tregtisë dhe shërbimeve në Shqipëri, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, DIHA ndjek me vëmendje zhvillimet në vend dhe ofron mbështetjen e saj për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Lufta kundër problemeve si korrupsioni, burokracia, papunësia duhet të jetë prioritet i përbashkët i Qeverisë, biznesit dhe të gjithë shoqërisë", deklaroi Stephanie Sieg.

Kujtojmë që, Gjermania është një nga 7 investitorët më të mëdhenj në vend, me një portofol prej 123 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

V12/02/2019 23:38

Edi Ramen e kane braktisur te gjithe si brenda vendit ashtu edhe jashte vendit se e kuptuan se kush eshte.Duke filluar nga njerzit jashte partise ashtu edhe brenda partise si Pandeli Majko Fa tmir xhafa Arta dade ,Ditmir Bushati etj ashtu edhe shtetet dhe perfaqesuesit e tyre si TURQIA me Erdoganin ,Gjermania me Merkelin ,Italia ,SHBA dhe shume shtete te tjera .E perkrahin vetem K riminelat dhe servilet brenda vendit dhe Serbia dhe me pak Greqia dhe ndonje mafioz tjeter nderkombetare .Pra Edi Rama e kupton se eshte bere gati per largim se nuk ka asnje rrugedalje dhe asnje matematike qe e mban ne kembe dhe e vetmja menyre eshte te iki para se te bjere ne dore te popullit dhe zullumi te jete trashur dhe fundi te jete tragjik .

Shto koment

Denonco