Vendimi, ja kur do të hiqet roaming midis Kosovës dhe Shqipërisë

Vendimi, ja kur do të hiqet roaming midis Kosovës dhe Shqipërisë

19:49, 26/01/2019
A+ Aa A-

Një nga problemet që shqetëson shqiptarët këndej dhe andej kufirit është heqja e Roaming midis Shqipërisë dhe Kosovës, që do të ulte koston e telefonatave.

Më 30 maj të vitit të kaluar, 11 deputetë të Kuvendit të Kosovës, bënë një kërkesë për heqjen e Roaming midis dy vendeve, por ende edhe sot kjo nismë ka mbetur thjesht në letër edhe pse Kuvendi i Kosovës e miratoi nismën me 69 vota.

Në shtator të vitit 2018, Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, tha se heqja e Roaming ishte çështje javësh, por sërish një gjë e tillë nuk ndodhi.

Tashmë është vetë kabineti i ministrit Lluka që ka dhënë një datë se kur do të hiqet roaming midis dy vendeve.

 “Marrëveshja e nënshkruar e parasheh implementimin e marrëveshjes së roamingut në qershor 2019”, thuhet në përgjigjen e tyre ndaj Indeksonline.

Heqja e Roamingut është një nga shërbimet më të rëndësishme që do t’iu mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë komunikim shumë më efikas dhe më të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco