Shqetësimi i BSH: Shqiptarët marrin kredi për shtëpi dhe për tu ushqyer

Shqetësimi i BSH: Shqiptarët marrin kredi për shtëpi dhe për tu ushqyer

18:47, 18/01/2019
A+ Aa A-

Qytetarët po marrin kredi për të blerë shtëpi dhe për konsum të përditshëm. Siç vlerëson Banka e Shqipërisë, huaja konsumatore ka pësuar rritje të shpejtë vitet e fundit, duke dëshmuar nevojën që kanë për likuiditet, raporton A2.

Kredia po preferohet kryesisht në lekë, çka është një reflektim për t’u mbrojtur nga luhatjet e kursit të këmbimit

Banka e Shqipërisë raporton se 69.2 e totalit të huasë që qytetarët kanë marrë pranë bankave gjatë 9 muajve të parë të 2018-ës ka qenë kredi hipotekare, e thënë ndryshe për blerje banese.

Ndërkohë që 30.8% shkon për konsum. Institucioni mbikëqyrës bankar vlerëson se ky portofol ka shënuar rritje të shpejtë vitet e fundit, duke dëshmuar për nevojën që kanë qytetarët për likuiditet. Banka e Shqipërisë vlerëson një kthesë edhe në monedhën që qytetarët marrin kredinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco