Çfarë po ndodh?! Shitet një tjetër bankë

Çfarë po ndodh?! Shitet një tjetër bankë

16:47, 17/01/2019
A+ Aa A-

Një tjetër bankë në tregun shqiptar është shitur. ICB Bank (Banka Ndërkombëtare Tregtare), e cila është një pronësi të një grupi malajzan është shitur tek Union Bank, bankë e nivelit të dytë me kapital shqiptar.

Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar kalimin e pronësisë, ndërsa ende nuk është publikuar vlera e transaksionit.

Banka Ndërkombëtare Tregtare, e themeluar në vitin 1997, në prag të krizës së vendit prej firmave piramidale, ka qenë prej vitesh në shitje.

Tashmë ajo i kalon Union Bank, e cila renditet e 8-ta në vendin tonë sa i përket përqindjes që ka në tregun bankar. Union Bank ka një vlerë asetesh prej 500 milionë dollarësh, ndërsa ICB e ka 100 milionë.

Kjo është lëvizja e katërt në tregun bankar në Shqipëri në dy vitet e fundit, pas shitjes së NBG te ABi Bank, Tirana Bank te grupi “Komercijalna Banka” dhe Societe Generale pranë OTP. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco