Jumbo u dhuron buzëqeshje fëmijëve në Bulqizë e Dibër

Jumbo u dhuron buzëqeshje fëmijëve në Bulqizë e Dibër

16:59, 15/01/2019
A+ Aa A-

Tanimë e kthyer në traditë, edhe sivjet festat e fundvitit e gjetën Jumbo-n, dyqanin më të madh të lodrave në Shqipëri dhe Ballkan, pranë fëmijëve të familjeve në nevojë.

Në këtë fundvit në bashkëpunim me dy organizata jo-qeveritare, Vizion dhe  PLGP (Planning and Local Governance Project), projekt i financuar nga USAID, Jumbo, në kuadër të politikave të përgjegjësisë sociale të Grupit Balfin, u gjend pranë fëmijëve të fshatit Blliçë në Dibër si dhe në Bulqizë, për t’u dhuruar vogëlueshëve një buzëqeshje më shumë.

Jumbo në bashkëpunim më organizatën jo qeveritare Vizion ishte fillimisht e pranishme pranë fëmijëve të kopshtit të fshatit Blliçë në Dibër duke u dhuruar lodra secilit nga 42 fëmijët e kopshtit në fjalë, si dhe materiale didaktike për këtë të fundit, për ta lehtësuar sadopak punën e edukatorëve në përditshmëri.

Bashkëpunimi me OJF-në ‘Vizion’ nisi pas një ankand i filantropi e që u zhvillua për herë të parë në Tiranë në nëntor 2018 nën moton ‘Giving Circles’ – ‘Rrathë Dhurues’.

Image

Drejtoresha Ekzekutive e Grupit Balfin, Znj. Edlira Muka, asokohe mori përsipër në emër të Balfin mbështetjen e kopshtit të fshatit Blliçë, për t’u mundësuar një proces normal 57 fëmijëve të këtij kopshti, të cilët qëndronin atje në kushte të vështira, pa ngrohje dhe shërbimet më minimale. Përveç suportit financiar për kopshtin, u mor përsipër që të gjithë fëmijëve t’u dhuroheshin edhe lodra.

Gjithashtu Jumbo në bashkëpunim me PLGP-në dha 33 dhurata për fëmijët me nevoja speciale të cilët vijnë nga familje në nevojë në qytetin e Bulqizës, familje këto që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike të bashkisë së qytetit, duke u sjellë kështu pak gëzim edhe atyre. 

Jumbo, ashtu sikurse i gjithë Grupi Balfin, u është gjendur shpeshherë pranë fëmijëve në nevojë, duke qenë se është edhe një nga markat më të dashura për ta.

Image

Vitin e kaluar Jumbo ka festuar më 1 qershor me nxënësit e komunitetit rom të shkollës ‘Liria’ në qytetin e Shkodrës, për të cilët kishte përgatitur dhurata të posaçme. Ndërsa më herët kompania u kishte dhuruar lodra fëmijëve të policëve të rënë në krye të detyrës, si dhe fëmijëve me nevoja speciale të qendrës ‘Pëllumbat’.

Kompania ka një plan të posaçëm dhe do të vijojë të japë një kontribut edhe më të madh për shoqërinë gjatë vitit 2019.

JUMBO është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashionit dhe atë minerare, si dhe aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco