Tatimet bllokojnë pasuritë, e 24 mijë bizneseve

Tatimet bllokojnë pasuritë, e 24 mijë bizneseve

13:37, 14/01/2019
A+ Aa A-

Administrata tatimore është treguar e pamëshirshme me mijëra biznese të cilët në prag falimentimi, nuk kanë mundur që të paguajnë taksat gjithmonë në rritje.

Kështu janë rreth 24 mijë bizneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e përcaktuara.

Shifrat jepen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipas së cilës deri në fund të muajit Dhjetor janë 23.888 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve u është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018, listës i janë shtuar rreth 2700 subjekte debitore, pasi në fund të Korrikut listoheshin 21.185 të tilla, ndërsa gjatë muajit Dhjetor 2018 në listën e të penalizuarve janë regjistruar147 subjekte të reja.

Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/01/2019 19:50

24 mijë biznese, 24 mijë familje, mesatarisht nga 4 persona në familje bëjnë afërsisht 100 mijë vetë, shtoni studentët, shtoni ata që po u prishin shtëpitë, ata që pi u prishin Teatrin, shtoni militantët e opozitës (në se kanë mbetur), mblidhuni dhe rrëzojini qelbësirat. Burri dy gjona ka, o të vret, o të ha mutin. Zgjidheni vetë.

Shto koment

Denonco