Ndërtimi, rajoni dominohet nga fabrikat, Shqipëria nga pallatet

Ndërtimi, rajoni dominohet nga fabrikat, Shqipëria nga pallatet

06:50, 07/01/2019

Sektori i ndërtimit zë një pjesë të konsiderueshme të investimeve në Ballkan, por struktura e investimeve në ndërtim ndryshon nga njëri vend në tjetrin.

Një studim i fundit nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare për investimet në Rajonin e Ballkanit gjeti se  nënkategoria e ndërtesave dhe strukturave të tjera zë pjesën më të madhe në sektorin e ndërtimit në rajon. Por teksa në Maqedoni, Serbi, Bosnjë godinat përfaqësojnë fabrika dhe kapanonet e magazinimit për llogari të biznesit në Shqipëri sektori i ndërtimit në më shumë se gjysmën e tij dominohet nga investime në banesa për rezidentët.

Investimet në kapanone dhe fabrika zunë 71 për qind të investime në ndërtim për vitin 2016 në Maqedoni, 95 për qind në Bosnjë. Vetëm në Shqipëri kjo nënkategori zë më pak se gjysmën e investimeve në ndërtim. Studimi vë në dukje se në Shqipëri ndërtesat rezidenciale private zënë një pjesë të rëndësishme të aktiviteteve të ndërtimit.

Duke analizuar investimet në ndërtim vihet re se një pjesë shumë e vogël e investimeve shkon për investimet efecientë, të tilla si strukturat që kanë lidhje me shërbimet arsimore ose shëndetësinë.

Në përgjithësi sektori i ndërtimit në Ballkan ne 20 për qind te totalit shpërndahet në objekte që kanë lidhje me ofrimin e shërbimeve komunitare, si objekte që ndihmojnë në furnizimin me ujë, në transport, në ndërtime shkollash, spitalesh etj. Por në Shqipëri dhe Maqedoni kjo përqindje është më e ulët, madje në Shqipëri është më pak se 10 për qind e investimeve totale në ndërtim.

Investimet në infrastrukturën e duhur në Rajonin ishin në kulmin e tyre rreth shpërthimit të krizës financiare. Mirëpo edhe në kulmin e tyre investimet vjetore në infrastrukturën  që siguron zhvillim të qëndrueshëm nuk arritën asnjëherë në 2 % të PBB-së, teksa në Shqipëri kjo përndiqje ishte edhe më e ulët në vetëm 0.5% e PBB-së.

Studimi i Institutit të Vjenës vlerëson se investimet në infrastrukturë janë të rëndësishme për të gjeneruar përfitime afatgjata të produktivitetit. Ballkani nuk ka kapacitete për investime infrastrukturore, veçanërisht në sektorët jo tradicionalë të tillë, si uji, kanalizimet, mbeturinat, shëndeti, çështjet sociale dhe arsimi.

Nevojat e investimit në infrastrukturën e energjisë dhe transportit janë vlerësuar 8 miliardë euro për rajonin e Ballkanit, teksa iniciativa evropiane përveç ka siguruar rreth 800 milionë euro në grante për këto investime./Monitor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment