Kush nuk e pagoi Tatimin mbi Fitimin deri dje, ja sa e ka kamatën

Kush nuk e pagoi Tatimin mbi Fitimin deri dje, ja sa e ka kamatën

08:37, 29/12/2018
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se data 30 dhjetor është afati i fundit i pagesës së këstit të Tatimit mbi  Fitimin për vitin fiskal 2018. Por, duke qenë se data 30 dhjetor është ditë pushimi, afati ka mbaruar më 28 dhjetor, pra dje.

Ndaj, DPT i kërkoi tatimpaguesve që pagesa e kësteve paradhënie të kryhej brenda datës 28 dhjetor, për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar. Kësisoj, ata që nuk i paguan detyrimet brenda afateve ligjore, penalizohen në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit me xhiro mbi 8 milionë lekë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco