Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me euron, dollarin dhe paundin britanik, ja të dhënat e fundit

Kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh me euron, dollarin dhe paundin britanik, ja të dhënat e fundit

08:18, 28/12/2018
A+ Aa A-

Në tregun e këmbimit valutor vendas monedhat kryesore ndërkombëtare kanë regjistruar luhatje të lehta. Euro ka shfaqur një tendencë të lehtë rritje nga një ditë më parë, duke u forcuar minimalisht me 0.1 lekë për njësi kundrejt monedhës vendase, lekut. Kështu, valuta e eurozonës këmbehet sot për 122.5 lekë në blerje dhe 123 lekë në shitje.

Në rritje është evidentuar edhe dollari amerikan, i cili ka fituar 0.2 pikë gjatë ditës së sotme, duke u ngjitur kështu në kuotën e 107.5 lekëve. Ndërkohë, paundi britanik i ndikuar edhe nga situata e krijuar nga marrëveshja Brexit, është zhvlerësuar lehtë ndaj lekut me 0.2 lekë për njësi.

Monedha këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 136 lekë në blerje dhe 137 lekë në shitje. Ndërkohë, të njëjtin trend ka ndjekur edhe dollari franga zvicerane, e cila ka regjistruar një rënie me 0.3 njësi kundrejt lekut krahasuar me një ditë më parë.

Nga ana tjetër, më pozitive paraqitet situata për dollarin australian dhe kanadez, pasi kanë rifituar pikë kundrejt valutës kombëtare. Monedhat këmbehen sot respektivisht për 75.7 lekë dhe 79 lekë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco