E thotë OKB, ja pas sa vitesh grate do paguhen njësoj si burrat

E thotë OKB, ja pas sa vitesh grate do paguhen njësoj si burrat

10:45, 25/12/2018
A+ Aa A-

Do të duhen edhe 2 shekuj që gratë të kenë pagë të njëjtë me kolegët meshkuj. Këto janë parashikimet e World Economic Forum, të cilat janë bërë të ditura nga Bloomberg News. Ndërsa sa i përket pabarazive në politikë, punë, shëndetësi dhe arsim do të duhen të paktën edhe 100 vjet që të arrihet barazia.

Në raport theksohet se në shumë fusha lufta mes gjinive është zbehur dhe përmirësime të mëdha ndjehen veçanërisht në arsimim.

Në nivel global nuk ekziston deri më tani asnjë vend që të ketë arritur barazinë gjinore pavarësisht shkallës së zhvillimit ekonomik e shoqëror, shkruan Klan Plus.  Për drejtoreshën e agjencisë së OKB për gratë, Anna-Karin Jatfors pabarazia me bazë gjinore është ende realitet në mbarë planetin tonë dhe një pritje prej 200 vjetësh të tjerë për të arritur barazinë ekonomike me meshkujt është kohë shumë e gjatë, e cila duhet shkurtuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco