Serbia humb tregun në Prishtinë, del në vend të parë Shqipëria

Serbia humb tregun në Prishtinë, del në vend të parë Shqipëria

09:08, 25/12/2018
A+ Aa A-

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2018 kishte vlerën 34,7 milionë euro, ndërsa importi 274,9 milionë Euro, ku është një rritje prej 15.4% për eksport dhe një rritje prej 5.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në njoftimin e ASK-së. Kështu përkthyer në shifra, sivjet deficiti është 240,2 milionë euro e vjet ishte 230,5 milionë. Në muajin nëntor nga Kosova dolën mallra në vlerë mbi 34 milionë euro, e erdhën mallra në vlerë rreth 275 milionë euro.

Shqipëria partneri kryesor i Kosovës në shkëmbimin në vendet e CEFTA-s

“Në muajin nëntor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15,3 milionë euro, ose 44.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej 1.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë:

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 36.4 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 13.5 për qind produktet minerale, 12.8 për qind plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 8.1 për qind ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 6.4 për qind prodhimet bimore, 3.8 për qind artikujt e ndryshëm të prodhuar, 3.2 për qind tekstili dhe artikujt prej tij etj.

Mallrat që erdhën më shumë në Kosovë ishin produkte minerale, makineri e pajisje mekanike.

“Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.9% e përbëjnë prodhimet minerale, 12.2% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 10.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 10.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.8% mjetet e transportit, 6.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre, 6.4% e përbën tekstili dhe artikujt prej tij, 6.0% prodhimet e industrisë kimike etj”, bën të ditur komunikata.

 Shqipëria (16.6%), Maqedonia (10.5%), Serbia (8.3%), dhe Mali i Zi (6.9%)”, tregojnë statistikat e ASK-së, Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin nëntor 2018 arritën në 55,8 milionë euro, ose 20.3 për qind e importeve të përgjithshme, me një rënie prej 23.6 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria 7.4 për qind, Serbia 5.6, Maqedonia 5.5 dhe Bosnja e Hercegovina me 1.1 për qind.

Mbi 8 milionë euro mallra u eksportuan në vendet tjera të botës. Partneri kryesor për eksport është India.“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,8 milionë euro, ose 25.5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden India (14.3%) dhe Zvicra (7.8%)“, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 93 milionë euro, ose 33.9 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia 11.2 për qind dhe Kina 10.3 për qind.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco