Puna informale, rreth 40% në Shqipëri

Puna informale, rreth 40% në Shqipëri

20:33, 21/12/2018
A+ Aa A-

Madhësia e punës informale në Shqipëri është në masën 39%. Në Ballkan përqindjen më të ulët të masës së punë informale e ka Kroacia, me rreth 19%.  Në Bullgari, i cili është vend anëtar i Bashkimit Europian puna informale llogaritet në masën 27%. Në Maqedoni dhe në Bosnje Hercegovinë puna informale është respektivisht 30 dhe 37%.

Mali i Zi ka një masë të punës informale po aq sa Shqipëria me 39%.

Në Serbi puna informale llogaritet në masën 51%.

Në Turqi dhe Kosovë është gjetur se masa e punës informale është relativisht e lartë, krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit. Në Turqi ajo matet rreth 75% dhe në Kosovë sa 81% e tregut të punës.

Këto ishte një nga gjetjet e prezantuara gjatë workdshopit të organizuar nga Platforma për Punësim dhe Çështjet Sociale e Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (RCC).

Ky është një projekt që implementohet prej tre vitesh nga RCC në vendet e rajonit. Projekti është financuar nga Fondet rajonale dhe përfitues kanë qenë ministritë respektive në vendet e rajonit.

Ekzistenca e ekonomisë informale dhe punësimi jo formal është identifikuar nga Komisioni Europian dhe nga agjencitë e tjera ndërkombëtare si barrierë për të mundësuar prosperitetin ekonomik në Shqipëri.

Rezultat i kësaj pune tre vjeçare ka qenë hartimi i një raporti për Shqipërinë ku identifikohen shkaktarët e punës së padeklaruar, kornizën institucionale dhe qasjen e politikave aktuale.

Raporti tregon se ekonomia informale në Shqipëri po trajtohet deri në një farë mase në Shqipëri duke luftuar evazionin fiskal dhe promovimin e përmbushjes së detyrimeve fiskale, por si ekonomia informale dhe punësimi informal nuk po trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

Në fund raporti paraqet disa rekomandime kyçe për trajtimin dhe adresimin e problemeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco