Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Alarmi i KLSH: Koncesionet ‘fundosin’ buxhetin, ja dëmi ekonomik në 9 muaj

Alarmi i KLSH: Koncesionet ‘fundosin’ buxhetin, ja dëmi ekonomik në 9 muaj

17:37, 05/12/2018
A+ Aa A-

Vetëm në 9 muajt, janar – shtator këtij viti, buxheti i shteti ka pësuar një dëm ekonomik të frikshëm. Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë nxjerrë në pah se dëmi ekonomik është 957.3 milionë euro.

Koncesionet PPP, dhënia me qira dhe shitja e pronës publike, janë sektorët të cilët kanë pasur nivelin më të lartë të dëmit financiar, i cili llogaritet të jetë 2.1 miliardë lekë ose 16.8 milionë euro.

Më pas renditen doganat me një dëm që e kalon 1 miliard lek, prokurimet, tatim-taksat dhe shpenzimet operative.

Dhënia e koncesioneve PPP kanë shkaktuar shumë debate në vend për shkak të impaktit financiar.

Institucione të rëndësishme financiare kanë bërë apel që kontratat të jenë transparente dhe të bëhet një përllogaritje më e saktë e shpenzimeve.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit shkeljet më të mëdha financiare janë konstatuar në displinën financiare, e cila ka të bëjë konkretisht me shpenzimet e realizuara pa eficencë dhe ekonomicitet.

Nga auditimet ka rezultuar gjithashtu se ka pasur shumë probleme, shkelje dhe parregullsi në aspektin e shpenzimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco