Krizën e biznesit e ndiejnë edhe bankat, ja pse nuk po kreditohet ekonomia shqiptare

Krizën e biznesit e ndiejnë edhe bankat, ja pse nuk po kreditohet ekonomia shqiptare

17:38, 30/11/2018
A+ Aa A-

Tregu financiar nuk ka shfaqur të njëjtin entuziazëm që shfaq qeveria edhe pse ekonomia sipas pretendimeve, është rritur me mbi 4% këtë vit.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kredia për ekonominë ka rënë me 160 milionë euro në terma vjetorë, duke dëshmuar se ekonomia ka një ngërç.

Spiro Brumbulli shpjegon për Top Channel se, “I pari ngërç që krijohet është ai i tregut të pasurive të paluajtshme. Bankat kanë dhënë kredi, kanë marrë pasuri si kolateral, por nuk kanë ku ta çojnë”.

Sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht bankat në Shqipëri kanë mbi 350 milionë euro prona të sekuestruara nga kreditë e pakthyera. Në pamundësi për t’i shitur këto pasuri dhe për të marrë mbrapsht paratë, bankat hezitojnë të japin kredi të reja.

Por, ky nuk është shkaku i vetëm që e mban kredinë në ngërç.

“Jemi me të njëjtin numër biznesesh si para krizës. Këto biznese shumica janë problematike, me bankat që kanë kredi të pashlyera ose vonesa dhe bankat nuk mund tu japin hua të tjera”.

Ky është një ekuilibër problematik për ekonominë. Kredia është burimi kryesor që financon investimet e reja në ekonomi. Nëse biznesi nuk rifillon të marrë hua, atëherë investimet mund të bien.

“Bankat këtu janë gati të mbështesin çdo projekt pozitiv, por duhet të jetë bindja që çdo para’ e dhënë do të kthehet mbrapsht”.

Deri më tani, efektet negative nga rënia e kredisë janë amortizuar pjesërisht nga investimet e huaja si gazsjellësi TAP apo kaskada e Devollit. Por, këto projekte tashmë po shkojnë drejt fundit dhe pasojat e ngërçit të kredisë në rritjen ekonomike mund të bëhen më të dukshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco