Shqiptarët po ‘konsumojnë dhjamin’ e tyre, ulen kursimet në banka

Shqiptarët po ‘konsumojnë dhjamin’ e tyre, ulen kursimet në banka

16:52, 29/11/2018
A+ Aa A-

Ndërkohë, prej një viti depozitat në bankat shqiptare kanë pësuar rënie.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se krahasuar me një muaj më parë  depozitat e shqiptarëve në banka kanë rënë me 2 miliardë lekë. E thënë ndryshe, gjatë muajit të fundit, shqiptarët kanë tërhequr më shumë para nga depozitat.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tetorit depozitat vlerësohet të jenë 983.2 miliardë nga 995 miliardë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë e argumenton tërheqjen e depozitave me normat e ulëta të interesit.

Tirana zë më shumë se gjysmën e totalit të depozitave në vend. Ky fakt lidhet me numrin më të madh të popullsisë, por edhe me kulturën dhe njohjen më të lartë që kanë për sistemin bankar.  Në total, banorët e kryeqytetit kanë 492.4 miliardë lekë depozita.

Durrësi dhe Vlora renditen pas Tiranës, teksa qytetet e tjera kanë një nivel të përafërt sipas studimit të Bankës së Shqipërisë.

Por si është e ndarë paraja e depozituar në banka?

Sipas Agjencisë së Depozitave, në total individët shqiptarë rezultojnë se  kanë 2.4 milionë llogari bankare.

94 për qind e tyre kanë në llogari nga 100 deri në 2.5 milionë lekë.

Ndërsa vetëm 1% e popullsisë kanë kursime bankare më shumë se 50 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco